TIRANË, 9 Mars /ATSH/ - Reshjet e ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë trotuaret në qytetin e Beratit. Gati në të gjitha rrugët pllakat e trotuareve janë krejtësisht të hequra, plot gropa të mbushura me ujë.
Situata më problematike paraqitet në lagjen "Dëshmorët e Kombit", ku prej vitesh nuk është ndërhyrë në zëvëndësimin e pllakave të dëmtuara.
Qytetarët, kryesisht të moshuarit, ankohen se uji në ditë reshjesh pothuajse i bën rrugët të pakalueshme. Kjo situatë bëhet e vështirë edhe për vizitorët e shumtë të qytetit historik, duke lënë një përshtypje jo të mirë tek turistët e huaj./m.m/










