/ATSH/- Festivali Ndërkombëtar pesëditor Fest Film Kosova "Hyjnesha në Fron" u hap zyrtarisht sot në mesditë në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë.
Në edicionin e këtij viti do të shfaqen 44 filma, të metrazhit të shkurtër , të mesëm e të gjatë nga 17 shtete të ndryshme të botës. "Krahas repertorit të pasur të filmave për të rritur, 'Hyjnesha në Fron' sjell edhe edicionin e filmave për fëmijë. Dita e parë e Festivalit deri në orët e mbrëmjes i kushtohet 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve", bëjnë të ditur organizatorët.
Sipas drejtorit artistik të Festivalit, Besim Ajeti, tridhjetë e pesë vjet në Kosovë nuk është xhiruar film për fëmijë. "'Hyjnesha në fron' organizon aktivitetin 'Si bëhen filmat', pjesë e së cilës do të jetë rixhirimi i skenës 27/1 të serialit dikur shumë të popullarizuar për fëmijë 'Fidani'. Me këtë rast fëmijët në praktikë do të kenë rastin të mësojnë si punohen filmat", shprehet ai.
Programi kulturor dhe argëtues për fëmijë filloi në orën 11:30 me xhiron e 'Trenit për fëmijë' dhe parakalimin e bendit muzikor të KFOR-it, e më pas shfaqet filmi i parë për fëmijë në "Kino Treni".
Shfaqja e filmave për të rritur fillon poashtu sot nga ora 16:00 deri në orët e vona të mbrëmjes. Krahas aktiviteteve argëtuese e kulturore gjatë ditëve të Festivalit 'Hyjnesha në Fron" në hapësirat e Stacionit Hekurudhor dhe në plato para tij do të qëndrojë hapur panairi i ushqimeve e veshjeve tradicionale, si dhe prodhimeve tjera vendore.
Katër ditët e para të Festivalit do të mbahen në hapësirat e Stacionit Hekurudhor dhe në Amfiteatrin e Qytetit të Fushë Kosovës, ndërsa nata përmbyllëse e "Hyjneshës në Fron' do të mbahet në kështjellën e lashtë të fshatit Halilaq.
Fushë Kosova, e njohur si qendër degëzimesh të hekurudhave drejt jugut, veriut, lindjes e perëndimit, është qytezë dhe komunë në pjesën qendrore të Kosovës, në rajonin e Prishtinës. Komuna e Fushë Kosovës është formuar në vitin 1989. Qyteti Fushë Kosova ndodhet 8 km në jug-perëndim të qendrës së kryeqytetit, Prishtinës.
/Shqiptarja.com