Vlora është gjendur sërish nën ujë për shkak të rreshjeve me intensitet të lartë të pasdites së të shtunës.
Rreshjet nisën rreth orës 17:30 të pasdites dhe vijuan për rreth 2 orë duke bllokuar nën ujë pothuajse të gjitha rrugët e qytetit të Vlorës.
Nën ujë u gjenden lagjia “Pavaresia”, “28 Nëntori” , "Isa Boletini”, Bulevardi Vlorë-Skelë, rruga “Gjergj Arianiti”, si dhe të gjitha akset që lidhen me Transballkaniken.
Ndërkohë, nga vërshimi i përrenjeve dhe ujërave që vijnë nga kodrat e qytetit, një sasi e konsiderueshme dherash kanë bllokuar në zonën e njohur si Jonufër, aksin nacional Vlorë - Llogora.
Ndërkohë, shtabi i emergjencave është mbledhur në prefekturë. Gjithashtu, punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve publike ndodhen në terren për zhbllokimin e situatës.
Aktualisht, hidrovori furnizohet me energji normalisht, ndërsa ndërprerje ka pasur në disa lagje të qytetit.
Ndërkohë, në zonën e Jonufrit mësohet se janë verifikuar edhe rrëshqitje dherash, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në aksin Vlorë-Orikum.

(Probleme të mëdha në rrugët e qytetit të Vlorës pas reshjeve të dëndura)
/Shqiptarja.com

VIDEO