Kompania “Aeroclab Di Savona”, të cilës i përket avioni irrëzuar në Ishëm që drejtohej nga piloti Italian, Guido Guidi, ende nuk ka asnjë informacion për fatin e pilotit dhe te avionit.
 
Të kontaktuar nga Report tv përfaqësues të kompanisë Italiane pohojnë se nuk kanë marrë informacionet e nevojshme nga ambasada italiane në Tiranë për këtë çështje.
 
Nuk kemi asnjë të dhënë për fatin e pilotit dhe as për avionin, ambasada italiane në Tiranë nuk ka dhënë shumë sqarime për këtë rast. Ne jemi të interesuar të dimë sa më shume. Asnjë përfaqësues i kompanisë ende s'ka ardhur në Tirane” u shpreh përfaqësuesi I kompanisë italiane për Report tv.
 
Ndërkohë prokuroria vijon hetimet për avionin Piper që u rrëzua në Ishëm, teksa sipas pilotit italian avioni do përdorej për transportin e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Biseda telefonike e gazetarit të Report Tv, Denis Minga me përfaqësuesin e kompanisë italiane "Aeroclab Di Savona":

Unë jam Denisi, ju flas nga Shqipëria dhe kisha disa pyetje për Guido Guidin, besoj e njihni? 
Po është piloti  ynë, zyrtarisht nuk dimë asgjë. Ambasada nuk na ka njoftuar akoma dhe nuk dimë asgjë nga ai zyrtarisht.
 
Po vetë piloti nuk ju ka kontaktuar?
Asnjë nuk ka kontaktuar, është telefonata juaj e para që na marrin nga Shqipëria.

Po me avionin e rrëzuar në Shqipëri çdo të bëni?
Nuk dimë asgjë. Nëse nuk vijmë aty dhe dikush të na thotë diçka nuk mund të marrim asnjë vendim.
 
Po ju nuk jeni të interesuar për avionin?
Avioni është i yni dhe jemi të interesuar, por zyrtarisht nuk mund të bëjmë asgjë për momentin.

(d.b/shqiptarja.com)