Kapshticë - Fluksi i kthimit të emigrantëve në shtetin fqinj ka shënuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës. Shkak për këtë është puna më sportele të reduktuara nga ana e palës greke çka ka sjellë edhe radhë të gjata e cila arrin deri në 500 metra.

Emigrantët shqiptarë  kthehen në vendin e tyre të punës në Greqi ,  pasi erdhën për të festuar 15 gushtin apo siç njihet ditën e Shën Mërisë. Përveç festës dhe për shkak të fundjavës e cila shënoi një numër të lartë lëvizjesh në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës edhe këtë herë emigrantët dhe qytetarët të cilët kanë tentuar të hyjnë në shtetin grek janë detyruar të presin në radhë.


kapshtice


Prej mëngjesit në këtë pikë të kalimit kufitar qindra emigrantë kanë qëndruar në pritje për shkak të numrit të reduktuar të sporteleve dhe vonesave nga pala greke ndërsa në drekë situata është rënduar edhe më tepër.

Emigrantët tregojnë se janë detyruar të qëndrojnë për disa orë në pritje ndërsa shprehen të irrituar se temperaturat e larta bëjnë që edhe shëndeti i tyre të rëndohet si di dhe për fëmijët e vegjël kjo situatë është e papranueshme.   



rradhe



Radha e mjeteve i ka kaluar 500 metrat ku pala greke ka punuar me 3 sportele 2 per automjetet e vogla dhe një për autobusët duke i lënë ato të grumbullohen për shkak të ritmeve të ngadalta të punës ndërsa nga pala jonë është punuar me 6 të tilla.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)