Radhë mjetesh në Kapshticë në palën greke, po punojnë me një sportel! Qytetarët: Kemi pritur mbi dy orë për të kaluar drejt Shqipërisë

Pasditen e kësaj të mërkure radhë të gjata automjetesh janë krijuar në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë, në palën greke.

Prej më shumë se 2 orësh udhëtaret janë detyruar të qëndrojnë në pritje mes të temperaturave përvëluese, për të hyrë në territorin shqiptar. Shkak i radhëve të krijuara ka qenë puna me ritme të ngadalta e palës greke, e cila në pikun e sezonit ka vijuar punën vetëm me një sportel.

"Gati 1 orë e gjysmë. 1 sportel ishte vetëm. Dhe ai që punonte, shumë shpejt punonte po ishte vetëm një. Radha mund të jenë edhe 100 viktima.

2 ore e gjysmë kemi që presim. 1 sportel punon te dogana greke. Kisha arritur në shtëpi tani pse të rri 2 orë aty. Këtë punë kush do ta zgjidhi. Apeli, të punojnë grekët, të hapin sportele të tjera", thanë qytetarët.

Të lodhur nga pritja në temperatura të larta dhe kushte aspak të favorshme udhëtarët fajësojnë punën jo korrekte të palës greke, e cila nuk ka marre në konsiderate fluksin e krijuar.

"2 orë e gjysmë. Me një sportel. Ca t'i bëjmë, këtu çfarëdo që t'iu thuash kot është.

Është muaj që ka shumë lëvizje. Kemi 2 orë e gjysmë, temperatura 36 gradë celsius", u shprehën qytetarët.

Nga ana tjetër pala shqiptare po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje për të përballuar fluksin e udhëtarëve.

I.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore