Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për 23 anëtarët e dy grupeve kriminale (shqiptarë e të huaj) që kanë transportuar mbi 650 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë vitit 2023-prill 2024. Për 19 prej tyre u vendos dënimi me 104 vite burg gjithsej, teksa 4 prej anëtarëve u shpallën të pafajshëm.

Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave  6 000-8 000 euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nëpërmjet sistemit “Hawala”.

Dënimet e dhëna nga GJKKO:
Endri Seiti dhe Luan Tafalla dënohen me 12 vite burg, 8 vite me gjykim të shkurtuar.
Endrit Ismailaj dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Arnold Shpata dënohet me 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Altin Hasani dënohet me 2 vite e 6 muaj burg dhe lirohet nga qelia.
Edmond Braha shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga qelia. Shuhet masa “arrest në burg”.
Xhuljeta Çopa dënohet me 8 vite burg, 5 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Artur Mata dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Artan Sulaj shpallet i pafajshëm dhe lirohet nga qelia.
Luan Sulaj dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Emmanuel Delphin Assako dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Arba Hysenallari dënohet me 6 vite burg, 4 vite me gjykim të shkurtuar.
Shkëlzen Matmuja dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Faik Matmuja dhe Bukurosh Muja dënohen me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Lulëzim Lami dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Tomë Preka dënohet me 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Xhuljo Krasniqi dënohet me 5 vite burg, 3 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Iglan Allici dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Edmond Baklli dënohet me 9 vite burg, 6 vite me gjykim të shkurtuar.
Arjel Hoxha dënohet me 5 vite burg.
Orkid Pijaneci dhe Ermal Hoxha shpallen të pafajshëm.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë