Rakacolli apel qytetarëve: Mos prisni të shfaqen format e rënda për të shkuar në spital! Jaka: Qytetarët kanë humbur besimin, duan të mjekohen në shtëpi (VIDEO)

Rritja e rasteve aktive me COVID-19 por dhe shtimi i rasteve të trajtimit në shtëpi të virusit edhe kur ai shfaqet në forma të rënda ka bërë që zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli të bëjë thirrje dhe apel për qytetarët që t'u drejtohen spitaleve dhe të mos shkojnë aty kur është tepër vonë. Gjatë emisionit "Repolitix" në Report Tv, Rakacolli shprehet se besimi tek mjekët dhe sistemi shëndetësor është rritur dhe kjo duket që ke komunikimi me mjekun e familjes dhe ndihmën që kërkojnë prej tyre.

"Në spitale njerëzit shtroheshin që në fillim, kurse tani vijën pasi e kanë kaluar dhe kjo është një apel që  qytetarët me format e rënda të virusit nuk duhet të presin dhe të mjekohen në shtëpi.  Qytetarët dihet që do të rrinë të izoluar dhe ideja e të qenit vetëm ndoshta i step për të shkuar që në fillim në spital dhe vijnë aty vetëm kur bëhen rëndë. Unë do thoja që ka më shumë besim tani sidomos te mjeku i familjes dhe mendojnë se e kalojën në shtëpi dhe kjo tregon një rritje besimi.", tha Rakacolli.

Por nuk ishte në një mendje ish kreu i ISHP-së, Besnik Jakaj, i cili tha se qytetarëve u është ulur besimi te spitalet dhe kjo bënë që ato të shkojnë me shumë vonesë atje duke rritur vdekshmërinë.

"Bëhet një protokoll i caktuar në shtëpi dhe pastaj shkohet në spital, kemi vdekshmërinë më të lartë   gjatë qëndrimit në reanimacion. Humbja e besimit, frika që është krijuar për spitalin se po të hyjmë atje do vdesim bën që qytetarët të mos shkojnë atje apo të shkojnë me vonesë. Disa mjekime nuk mund të bëhen në shtëpi", tha Jaka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Rritja e shifrave me COVID, mjeku Sallabanda: Në Shqipëri duhet të ketë izolim selektiv, të mos ketë komunikim mes qyteteve me shumë infektime aktive (VIDEO)

Mjeku shqiptar Kita Sallabanda nga Madridi tha se mbajtja nën kontroll e rasteve në Spanjë lidhet me izolimin selektiv të qyteteve ku nuk lejohen hyrje-daljet e personave nga vendet me shumë raste tek ato me më pak raste infektive me COVID. Sallabanda tha se një gjë e tillë duhet ndjekur edhe në Shqipëri. Gjatë një lidhje skype me emisionin 'Repolitix' në Report TV,  Sallabanda tha se sado masa të merret, po nuk pati ndërgjegjësim qytetar masat janë të pavlefshme.

"Ne kemi bërë  izolimi selektiv në Spanjë dhe nuk mund të udhëtojmë midis qyteteve që kanë më shumë të sëmurë dhe atyre që kanë më pak. Ne nuk lejojmë komunikimin mes zonave. Edhe në Shqipëri prandaj ka kaq shumë përhapje pasi nuk është bërë izolimi selektiv i qyteteve të ndryshme. Ne nuk leme me shumë 4 persona bashkë dhe ka filluar edhe vaksinimi masiv i popullatës që do na ndihmojnë të dalim nga kjo gjendje. Përballimi i COVID është ndërgjegjësim i gjithë shoqërisë, jo vetëm pune e sistemit shëndetësor', tha mjeku Sallabanda.

Mjeku tha se Spanja pret që gjatë muajit mars të ketë rritje të shifrave për shkak të futjes së mutacionit britanik të COVID, ndërsa tha se nga java e ardhshëm Spanja parashikon të vaksinoj 300 mijë persona në ditë.

"Në mesin e marsit do kemi shtim të rasteve për shkak të futjes së mutacionit anglez të rastit COVID, megjithatë po bëjmë vaksinimin e njerëzve. Deri tani 3.7 % e popullsisë  kemi pasur mangësi të vaksinimit nga Pfizer dhe AstraZeneca dhe Moderna. Nga java tjetër janë bërë plane për vaksinime masive deri në 300 mijë në ditë" tha Sallabanda.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë janë regjistruar 16 402 raste të reja dhe 766 viktima me COVID-19.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Universiteti: 10/02/2021 00:09

    Ju lutem hapini universitetin për provime (sidomos viti tretë bachelor ose viti fundit master) hapini Universitetin sepse na ndihmoni te heqim edhe stresin e mesimit online edhe heqim provimet! Ju faleminderit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale