Raketat 'Javelin', reagon Kongresmeni Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën dhe kjo është në interes të saj

Raketat 'Javelin', reagon Kongresmeni Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën dhe kjo është në interes të saj

Richie Torres

Kongresmeni Richie Torres në një intervistë për “Radio Kosovën” duke folur rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave ‘Javelin’ dhe miratimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit ka thënë se SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën dhe se për këtë ka mbështetje edhe të kongresmenëve.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh se Kosovën dhe kjo është në interes të SHBA-së që të mbështesë aleatët e saj, siç është shitja e raketave ‘Javelin’. Ju e keni mbështetjen e kongresistëve amerikanë edhe këtu në Uashington dhe për këtë ne përpiqemi t’ju ndihmojmë gjithashtu”, tha Torres.

Torres po ashtu deklaroi se Kosova është një demokraci dhe një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa, sipas tij, Serbia është një vend autokrat, përderisa Kosova është një aleate e ShBA-së.

“Presidenti Joe Biden ka folur për demokracinë dhe tensionet ndërmjet Kosovës, dhe Serbisë janë pjesë e kësaj politike. Kosova është një demokraci, një storie demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Serbia është një vend autokrat, përderisa Kosova është një aleate e ShBA-së. Kosova ishte e para që pranoi refugjatë, derisa Serbia është satelit i Rusisë dhe nuk ka vendosur sanksione ndaj saj, por në të kundërtën ka importuar armë nga ajo. Presidenti rus, Vladimir Putin, është figura më e çmuar në Serbi”, tha Torres.

I pyetur se a duhet të marrë ShBA-ja një rol më të madh udhëheqës në bisedimet Kosovë-Serbi, Torres tha:

“Unë vërtet besoj që ShBA-ja është udhëheqëse e botës së lirë dhe ka një rol aktiv në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Dialogu është esencial dhe duhet të vazhdojë e të udhëhiqet nga ShBA-ja”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ralf Rangnick i thotë 'jo' Bayern Munich! Tre trajnerë refuzojnë bavarezët

Ralf Rangnick i thotë 'jo' Bayern Munich! Tre trajnerë refuzojnë bavarezët