Ralf Gjoni në Report TV: Sapo të fillojë lëvizja do krijoj partinë e re! Rama-Meta kuptohen me një shkelje syri në ajër, Basha dezhurn (VIDEO)

TIRANE-Deputeti Ralf Gjoni në një intervistë për Report Tv u shpreh se në momentin që do të rihapet qarkullimi dhe lëvizja nga njëri qytet në tjetrin do të zbresë në bazë për të dëgjuar qytetarët për të grupuar shqetësimet e tyre në krijimin e një partie të re politike. "Populli do të dalë kundër, populli shqiptar është shumë i zgjuar dhe po pret krijimin e alternativës së duhur, kjo na takon ne. Shqiptarët duna alternativa të reja dhe është roli ynë ti japim shpresë këtij segmenti në zgjedhjet e ardhme por se cfarë forme do të marrën nuk jam në gjendje ta them. Në këtë momente është detyra jonë për ta krijuar këtë alternativë, është detyra jonë që në momentin që hapet lëvizja e lirë e njerëzve të fillojmë një dialog mbarëkombëtar, të bisedojmë me njerëzit në bazë, se cfarë duan nga ne dhe cfarë roli duhet të luajmë për të përfaqësuar interesat e tyre më mirë në parlament" tha Ralf Gjoni.

Gjoni shpjegoi edhe arsyen se përse ishte kundër zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. "Nuk jemi ndër vendet e prekura rëndë nga COVID, por nuk shoh arsye për të shtyrë gjendjen e fatkeqësisë natyrore se është një mesazh i keq për qytetarët. Qeveria në vend që të miratojë një paketë të paktën 50 mln euro për biznesin, bën populizëm me rroga ministrash dhe deputetësh për 50 mijë euro në muaj për kursyer. Qytetarët ti bëjnë presion qeverisë për të hapur rrugën për energjie të reja. Shumë prej masave i kam mbështetur, por qeveria nuk ka asnjë plan për të dalë nga kriza dhe roli jonë është të evidentojmë pikat e zeza dhe kritikat tona e ndihmojnë qeverinë për të dalë nga kriza. Kriza ekonomike që do të përballemi do të jetë shumë e rëndë" tha ai.

VIDEO/Intervista e plotë

Por përse e kritikoi rolin e presidentit në dialogun për ndryshimet e Kodit Penal dhe si e shikon marrëdhënien e re mes kreut të shtetit dhe qeverisë? "Unë nuk jam marrë me Ilir Metën, evidentova një fakt, si Presidenti dërgon një letër në parlament për një ndryshim në Kodin Penal, që vërtetë ka mangësi, por nuk është momenti i krizës për të ndryshuar me një procedurë të përshpejtuar. Tani në këto momente qytetarët kanë nevojë për mbështetje, por qeveria ofron masa të rrepta duke nxjerrë në rrugë projektin e frikës.

Nuk është Presidenti që duhet të ofrojë amendime, dekreton, ka rolin e vulës së noterit. Sa i përket marrëveshjeve, më lejoni të bëj një korrigjim. Mediat flasin për marrëveshjen e radhës, ne pak deputetë që kemi mbetur atje që bëjnë opozitë të pastër. Këta të tre kanë marrëveshje që prej fillimit prej 20 ditëve të fundit janë marrë vesh shumë mirë me një shkelje syri në ajër, sfida e shqiptarëve është për të prishur këtë trinom dhe për të hapur rrugën për një sinqertë të ndershme vitin që vjen për t'u dhënë shpresë shqiptarëve" tha ai.

Por kjo shkelje syri, sikur tha ai, a do të thotë se Presidenti nuk do të shkarkohet nga Komisioni Hetimor? "Arsyeja pse nuk kam marrë pjesë në një votim për shkeljet e presidentit dhe i kam kundërshtuar që vjen ka qenë sepse është e qartë loja që po luhet, teatër psikologjik, nuk ka pasur arsye për të shkarkuar presidentin, mund të ketë luajtur keq, por jo shkelje të Kushtetutës. E dija që vjet që Meta nuk do të shkarkohej, qeveria nuk e ka pasur ndërmend, e kanë përdorur si shkop për presion. Këtë lojë e ka luajtur Berisha shumë mirë që është babai i kësaj, edhe Rama dhe Meta më pas. Fatmirësisht ka ardhur fundi i kësaj loje të pisët".

Për Lulzim Bashën, Ralf Gjoni ka një sfidë. "Lulzim Basha është dezhurn në krye të një partie që braktisi parlamentin. Nuk kam asnjë lloj opinioni për Bashën, nuk po luan asnjë rol. Po ja mbajti se të bjerë dakord për të hapur listat dhe të garojmë hapur dhe e shikojmë sa marrin PD, PS apo LSI apo ndonjë parti që mund të krijohet nesër".

Por a do të bashkohet me opozitën nëse rikthehet në protestë? "Jo, Shqipërisë i duhet bashkëpunim nga të gjithë faktorët për të kaluar krizën e koronavirus, që është edhe krizë e e madhe, pasi të kalojmë krizën mund të flasim për opozitë rruge. Në këto momente duhet bashkëpunim për të kaluar krizën" përfundoi ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 27/04/2020 16:27

    SHUME MIRE QE DEL NJE PARTI E RE,,,POR MOS NA PERFUNDON SI PARTIA E SPAHIUT QE ISHTE FORMUAR NGA SALIU...

    Përgjigju
  • shkodrani: 27/04/2020 16:17

    Cilen parti don me kriju ti mor lum miku se jena ne rradhe me u regjistru.Vare vath ne vesh kete qe po te them, kenaqu me ate rrogen e turpit qe po merr aksidentalisht,se mas zgjedhjeve kurr ske me e pa vedin ne ate dere te kuvendit e kurr skena me ta pa ate fetyren tande mavruke ne tv se me vjen me vjelle sa here te shoh ty.Ne kohen e monizmit shoket e tu jane quajtur LLOMI I PROLETARIATIT.

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 27/04/2020 16:06

    O ralf,merr at rroge e statusin e metutjeshem dhe mbushu edhe ti me çiken e hajdarit se jeni prodhim jashtserie i sistemit te instaluar te katovices per te mbajtur gjalle shemtiren "komumiste te ramisalis@co". Shqiptaret kane edhe pak,shume pak vite dhimbje dhe do te çlirohen nga kjo e keqe e madhe PREJ pasardhësve te GEORGE VASHINGTONIT PATJETER,SI KETU NE SHQIPERI EDHE NE KOSOVE,MALZI,ÇAMERI@TURQI.

    Përgjigju
  • Levizje Europiane: 27/04/2020 13:27

    Ralfi dhe shume intelektuale te tjere duhen mbeshtetur si pjese e një levizje shoqerore dhe intektuale qe po lulezon dhe qe duhet te marr pergjegjesine per te formatuar një shtet qe punon me patriotizem per Shqiperine dhe gjithe qytetaret e saj, dhe per tja nga kthetrat Shqiperine dhe te ardhmen e femijeve kesaj mafje turkoshake he dallkauke te krimit politiko-ekonomik..shqiptaret duhet te marrin ne dore te fatet me bijte me te mire qe Jane rritur dhe jo me fshatare (berisha +meta dhe soj e sorollop ordiner qe Jane perdhunuar kete vend se aq tru dhe shpirt kane.

    Përgjigju
    • Niku: 27/04/2020 14:15

      Shoku, ky me duket ka dale nga LSI-ja, jo nga te persekutumet :)

  • Hahaaaaa: 27/04/2020 13:23

    Parti ke vec Nard Noka i madhi te medhenjve kryetar i budallenjve

    Përgjigju
  • Niko: 27/04/2020 12:48

    Formoje partine sa nuk e ka formuar Hajdari para teje.

    Përgjigju
  • Tironci: 27/04/2020 12:46

    Kush te ka penguar deri tani? Fale opozites qe doli nga parlamenti dhe ti u bone deputet! Sate jeshe gjadhe kurr nuk ke per tu bo mo deputet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur