Kryeministri Rama në kuadër të Paktit për Universitetin, ka folur me gjuhën e shifrave në rrjete sociale ku bën të ditur se plotë 20116 studentë janë pajisur me Kartën e Studentit në Universitetin e Tiranës.
Ndër të tjera Rama bën thirrje që të gjithë studentët që duan të aplikojnë pranë fakulteteve të tyre përfshirë edhe rrethet për t'u pajisur me Kartën e Studentit.
Sipas vendimit të miratuar më herët nga Këshilli i Ministrave, të gjitha shërbimet që ofrohen nga entet shtetërore në fushën e artit dhe të kulturës, të shëndetësisë dhe të mbrojtjes sociale, arsimit, sportit dhe rinisë, transportit, turizmit dhe mjedisit, ekonomisë, financave, punësimit dhe trajnimit dhe ato të mbrojtjes përfitohen nga studentët me çmime të reduktuara, apo edhe tarifa zero, vetëm përmes përdorimit të kartës së studentit, si një dokument unik i çdo studenti.
Përfituesit e kartës së studentit përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara edhe nga subjekte të tjera private, që kanë objekt të fushës së veprimtarisë së tyre shërbime për studentët, në bazë të marrëveshjeve përkatëse të lidhura ndërmjet tyre dhe strukturave të qeverisjes vendore. Në çdo fakultet të çdo universiteti tashmë janë pozicionuar nga dy operatorë, të cilët ndihmojnë në procesin e emetimit të Kartës së Studentit, duke nisur nga informacioni i përgjithshëm, plotësimi i të dhënave, e deri te lëshimi i kartës.
Karta lëshohet pa pagesë, është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, të cilat në ambientet e tyre kanë të afishuara stikerat me logon “Karta e Studentit”.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.1%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1603
Lajme të tjera
-
Komisioni për Dezinformimin, PS propozon kryetar Erion Braçen, dorëzon edhe emrat e anëtarëve! Opozita jo e unifikuar
22 Prill, 15:27
-
Rienergjizimi i PS/ Rama tur takimesh me diasporën shqiptare, e nis me Athinën më 12 maj
22 Prill, 13:07
-
Sulmet e Metës, deputetja e PS: Shqetësuese! Protesta para bashkisë? Hipokrizi, një grup njerëzish po përdoren për interesa politike
19 Prill, 17:49
-
FOTOLAJM/ Probleme me dëgjimin pas shpërthimit në magazinën në Lushnjë, Bujar Çela ndjek seancën plenare me kufje
18 Prill, 12:22
-
Rienergjizimi/ PS mbledh drejtuesit e qarqeve, mungon Rama! Analizë e punës në terren
16 Prill, 11:54
-
Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë: PS po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin
15 Prill, 12:20
-
Axhenda parlamentare/ Çuçi mbledh Grupin e PS: Nasip Naço të enjten interpelancë me Ministrin e Mbrojtjes! Kalon edhe ligji për Prefektin
15 Prill, 10:50
-
Akademia Politike e PS, Rama: 160 aplikime në 4 ditët e para
13 Prill, 21:48
-
Auditimi i fondeve për 2022/ KQZ gjobit 108 parti politike! PD e PS nga 60 mijë lekë gjobë, ‘shpëton’ Partia e Lirisë
9 Prill, 17:02
-
Akademia Politike në PS/ Rama: Të rinjtë që duan të angazhohen do të komunikojnë me figura të spikatura të së majtës europiane
9 Prill, 16:36
-
Mero Baze: Konfuzioni politik i PS për shkak të preferencave personale të deputetëve
8 Prill, 20:33
-
Çuçi mbledh grupin e PS, i pranishëm dhe Bujar Çela! Kërkon prezencë të deputetëve në seancat plenare
8 Prill, 10:45