Rama 'zbor' mësuesve të fiskulturës
I zhgënjyer nga sporti në shkollë  

Rama 'zbor' mësuesve të fiskulturës<br />I zhgënjyer nga sporti në shkollë  
VLORE - Kryeminitri Edi Rama ka shfrytëzuar pushimet për të zhvilluar një vizite “blic’ në një nga palestrat e qytetit bregdetar të Vlorës.
 
Inspektimi i tij nuk ka qenë i paqëllimshëm, kur ndërsa ka parë mësimin e mësuesve të fiskulturës për të rinjtë vlonjatë, ka mbetur i zhgjënjyer nga performance e tyre. Rama, si një sportdashës që nuk duhet neglizhuar, ka pohuar se sporti duhet të rilindë dhe se ka ardhur koha që ndryshimi të bëhet duke vënë në lëvizje pikërisht mësuesit.
 
Aktiviteti me mësuesit e edukimit fizik është zhvilluar në Pallatin e Sportit, ndërsa është pjesë e platformës të hartuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit para nisjes së vitit të ri shkollor.
 
"Siç e dini, në fillim të vitit të ri shkollor, ne do të nisin programin e madh “Sporti në shkollë”, që do të thotë se na duhet ta fillojmë nga përgatitja e mësuesve të edikimit fizik dhe nga marrja në punë e një numri të ri dhe të konsiderueshëm mësuesisht që të jenë të aftë të përballojnë kërkesat e platformës së sportit në shkollë. Dhe këtu në Vlorë është kënaqësi që jam për të ndjekur një sesion të trainimit. Janë vetëm fillimet. Do të jetë një fillim i vështirë por i domosdoshëm. Të mos harrojmë që jemi vendi i vetëm në Europë dhe me distancë nga vendi i parafundit për lëvizje fizike të popullatës. Nga një matje e bërë në shkallë kontinenti, vetëm 4% bënin ushtrime fizike, ndërkohë që në Finlandë ku treçereku i vitit është errësirë, 92% bëjnë ushtrime fizike", ka deklaruar Rama.

rama shkolla



































rama sport

rama sport


rama sport

rama sport

rama sport


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni