Rama banorëve të Shkodrës: Do dëmshpërbleheni për përmbytjet VD/Deklarata e Ramës për banorët
Të gjithë banorët që u pëmbytën në zonën e Nënshkodrës në vitet 2010-2011 do të dëmshpërblehen në bazë të verifikimeve që bënë në atë kohë inventarizuesit e ngarkuar nga qeveria Berisha. VIDEO FOTO
Të gjithë banorët që u pëmbytën në zonën e Nënshkodrës në vitet 2010-2011 do të dëmshpërblehen në bazë të verifikimeve që bënë në atë kohë inventarizuesit e ngarkuar nga qeveria Berisha.
Teksa kishte shkuar për të uruar ditën e mësuesve në shkollën “28 nëntori”, të cilën e ka në patronazh, kryeministri u ka dhënë përgjigje edhe shqetësimit të banorëve të përmbytur.
Ata fillimisht kanë kërkuar me ngulm takimin me të teksa kreu i qeverisë po hynte në sallën ku do të zhvillohej takimi, momente këto që u shoqqëruan me tension.
Banorët e përmbytur të Nënshkodrës, nuk ishin të vetmit që prisnin një sqarim nga kryeministri, teksa ai dilte nga takimet e parashikuara në këtë qytet.
Disa prej banorëve që u preken banesat nga ndërtimi i Stadiumit Loro Boriçi, i parashtruan kryeministrit ankesën e ndryshimit të projektit dhe prishjes së banesave të tyre për tu bërë një parkim më i madh.
Në këtë rast, kryeministri theksoi se nuk do të preket asnjë shtëpi pa u bërë më parë dëmshpërblimi
Gjatë vizitës në Shkodër Kryeministri zhvilloi një takimin që zhvilloi me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, kryeministrit Rama i janë parashtruar disa shqetësime të kësaj njësie vendore.
Mësohet gjithashtu se Kryebashkiakja i ka bërë me dije kreut të qeverisë se nga ndarja e fondeve për këtë vit, qyteti i Shkodrës është diskriminuar duke marrë vetëm 2% të fondit total të investimeve për ujitje dhe kullim.