LEZHË - Kryeministri Rama i shoqëruar nga kreu i Kuvendit Ilir Meta e bashkëshortja e këtij të fundit, Monika Kryemadhi janë ndalur në Lezhë mbrëmjen e sotme në kuadër të fushatës elektorale, ku ishte realizuar një miting ndryshe, me një organizim perfekt.
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe Lulzim Bashës, teksa deklaroi se i vjen keq për PD-në, pasi ajo do udhëhiqej më mirë nga Sudja. Reagimi erdhipas deklaratave të Bashës, gjatë një takimi përmbyllës elektoral në Korçë,ku Basha e krahësoi atë si ‘vëllain binjak të Sudes’, ndërsa Rama tha se ‘Më vjen për të qarë për PDnë, do udhëhiqej më mirë nga Sudja sesa nga ai që e drejton.’
Nga Lezha ai theksoi se kanë treguar se janë forca që di të qeverisë, ndërsa shtoi se nuk reshtin deri sa programi i tyre së shterojë të gjithë potencialin.
Kryeministri Ram tha se qeveria ka mbështetur totalisht e kryebashkiakut aktual të Lezhës, Tushaj dhe do të vijojë ta bëjë këtë edhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Rama theksoi se në Lezhë ka ndodhur një transformim spektakolar që ka bërë Lezhën një nga realitetet më transformuese të Rilindjes Urbane.
Kryeministri Rama nënvizoi se qytetarët e lezhës do të jenë krenarë që janë qytetarë të kësj bashkie dhe këtë kenari të rikthyer qytetarët e Lezhës duhet t’ia dinë për nder, Viktor Tushës. Rama u shpreh se ndjen keqardhje për vitet që Lezha ka humbur nën drejtimin e PD. Por, vijoi Rama, “Ne nuk do të rreshtim deri sa fuqitë tona, idetë tona, programi ynë të shterojë të gjithë potencialin dhe mundësitë për t’i dhënë lezhianëve dhe qytetarëve, të gjithë fshatrat hapësirat, pa iu ndotur mushkëritë de pa iu trembur së ardhmes”.
Ne së bashku me Ilir Metën, nuk kemi dalë për të bërë politikë kundër kundërshtarëve tanë, apo për të bërë bilancin e qeverisjes tonë, që sigurisht do ta bëjmë në fund të mandatit, por kemi dalë për të thënë se përse votohet n ëto zgjedhje. Kemi dale që komunitetet të dëgjojnë nga ne që komunitetet të dëgjojnë që ne mbështesim çdo projekt që kandidatët tanë kanë për çdo bashki.
Para tij folën edhe Monika Kryemadhi dhe kandidati i së Majtës për Lezhën, Viktor Tushaj. Ky i fundit risolli në vëmendje disa nga projekte e realizuara në këto vite qeverisje theksoi se sfidë ngelet forte të reja pune.
“Sot Lezha është kthyer në kantiere ndërtimi, fal investimeve zvicerane. Kush do mendonte që do rikonstruktoheshin rrugët dhe shëtitoreje bregut të Drinit? Kush kishte guxim të ëndërronte një qytet me shëtitore të tillë? Ai do bëhet vendi i takimit ë artistëve. Me modelet që kemi krijuar, investimet që kemi përmirësuar, kemi të drejtën t’i kërkojmë votën banorëve të Lezhës. Sepse besojmë se jemi ‘Drejtimi i Duhur’ për të vazhduar rrugën e transferimit të modeleve. Reforma administrativoterritoriale është reforma që duhet këtij vendi.”,-tha Tushaj.
Ndërsa Monika Kryemadhi theksoi se në 18 muaj për qytetin e Lezhës u bë më shumë se në 25 vite, duke shtuar se drejtimi i duhur është vota për Viktor Tushajn.
“Problemet më të mëdha janë në fshatra. PD u tall me ishtë persekutuarit. Ndaj, drejtimi i duhur është vota për Viktor Tushajn. Nuk do ketë më përmbytje nga mospastrimi i kanaleve”,-u shpreh Kryemadhi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO