Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që të mos dalin nga Bashkimi Europian. Majk Gebs nga Mbretëria e Bashkuar kërkoi mendimin e kryeministrit Rama mbi zgjerimin e BE-së dhe debatin për Brexit. Rama u përgjigj se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të përfshihej në një debat lidhur me qëndrimin ose jo të Britanisë në BE. "E mbaj mend, delegacionet që vinin të më takonin 10 vjet më parë, kur isha kryetar bashkie. E kush do të thoshte atëherë që pas 10 vitesh unë do të isha kryeministri ndërsa ju do të ishit gati për tu larguar nga Europa (të qeshura dhe duartrokitje në sallë). Është një botë shumë interesante dhe unë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që do më duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruarit ose jo të saj në BE dhe të shkruaja: Ju lutem mos ikni”, iu drejtua Rama.
Pyetje-përgjigjet e konferencës së Edi Ramës
Përfaqësuesja e Francës: Si mund t'ju ndihmojmë ju në mënyrë konkrete për të konsoliduar procesin e integrimit?
Edi Rama: Ne po kalojmë një proces të vështirë dhe unik. Të qenit pjesë e familjes Europiane nuk ka të bëjë thjesht me të bërit të lumtur Brukselin apo ndonjë vend tjetër, por do të thotë të përmbushësh një detyrim për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë”
Majk Gebs, Mbretëria e Bashkuar: Cili është komenti juaj mbi zgjerimin e BE-se dhe debatin për Brexit?
Së dyti: ka qenë një artikull goxha i lexuar sa i takon pozicionimit të Shqipërisë në raport me BE-në. Sigurisht që ka interes në Shqipëri pozicionimi i Mbretërisë së Bashkuar lidhur me Shqipërinë në këtë proces integrimi. Do ju isha mirënjohës nëse do të flisje më shumë për perspektivën e marrëdhënieve ndërmjet BE-së, dhe çështjes më të gjerë të zgjerimit të BE-së.
Edi Rama: E mbaj mend, delegacionet që vinin të më takonin 10 vjet më parë, kur isha kryetar bashkie. E kush do të thoshte atëherë që pas 10 vitesh unë do të isha kryeministri ndërsa ju do të ishit gati për tu larguar nga Europa (të qeshura dhe duartrokitje në sallë). Është një botë shumë interesante dhe unë nuk e kisha imagjinuar asnjëherë që do më duhej të ndërhyja në një debat në Mbretërinë e Bashkuar për të qëndruarit ose jo të saj në BE dhe të shkruaja: Ju lutem mos ikni”.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO