Rama batuta me kompanitë e interesuara për ndërtimin e portit në Porto Romano: Nga peshkaqenë do iu kthejmë në delfinë, të na japin spektakël

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin ku njoftua hapja e garës për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano të Durrësit. 15 kompani ndërkombëtare kanë shprehur interes për ndërtimin, ndërsa 5 prej tyre Rama tha se janë kompanitë me prestigjioze në bote.

Me batuta, kryeministri Rama tha se këto kompani nga peshkaqenë do i kthejnë në delfinë, që në fund të japin spektakël.

"Për më tepër ky projekt ka një garanci shumë të madhe, garancinë e një prej kompanive më të shkëlqyer që ka bota, Royal Haskoning DHV. E krijuar në 1881 dhe në 100 vjetorin ka marrë nga kurora mbretërore, ka marrë edhe titullin mbretëror Royal. Ka sjellë për ne mundësinë që të kemi një nga mjeshtret më mbresëlënës të botës së inxhinierisë. Do jetë partneri për të mbikëqyrur procesin te punimet që do bëhen në port. Deti ka shumë lloje speciesh dhe dihet që specia më e frikshme është peshkaqeni. Kompanitë që ndërtojnë porte janë peshkaqenët e tokës. Ndër kompanitë e interesuara, kemi edhe 5 kompanitë më të mëdha në botë dhe tregon se çfarë interesi ka ky port, por historia e zhvillimit të porteve ka treguar se nëse këto kompani gjejnë shesh, bëjnë një përshesh aq të madh. Sa atë shumë në fillim të tenderit ta çojnë 2-3-4 fish nëse t’i nuk ke peshkatar peshkaqenësh. Royal Haskoning DHV na ka sjellë fiks peshkatarin e duhur për ti mbajt peshkaqenët brenda rrethit të rregullave dhe parashikimeve. Nga peshkaqen do ti bëjmë delfinë që do na japin spektakël në fund, të gjithë do dalin të fituar dhe lumtur. Ata dinë ta bëjnë dhe delfinin, por po i le janë menjëherë peshkaqenë, kjo është bota", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Hapet gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, 392 mln euro nga buxheti, 15 kompani interes! Rama: Impakt në ekonomi, edhe bazë ushtarake të NATO


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Kavajë/ Agjësohen 530 bimë kanabis në fshatin Bardhorë! Në pranga faturisti i ujit, dyshohet për kultivim të lëndës narkotike dhe shpërdorim detyre (EMRI)

Kavajë/ Agjësohen 530 bimë kanabis në fshatin Bardhorë! Në pranga faturisti i ujit, dyshohet për kultivim të lëndës narkotike dhe shpërdorim detyre (EMRI)