Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta më Vlorë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe me kreun e PD Lulzim Basha.
"Se janë dhe kuksianët psh. I kam thënë do ju sjell me avion të votoni PD, po për cfarë do ta votoni? Këtë herë ka një problem më të madh se vota e demokratëve nuk është për Lulin e PD, por për të marrë peng PD, se ja jep Lulit, po keni Monikën që është me laps e letër në dorë, për të bërë llogaritë, se Luli nuk është shumë i mirë, është 7 herë 7 42.
Monika 7 herë 7 e ka 4247, jo 47 si Luli. Ne i kemi të gjitha arsyet për të kërkuar mandatin e tretë, jo vetëm socialistëve, por edhe demokratëve. Në vlorë duhet vouar vlonjatçe. Nuk ka socialistë ose demokratë", tha Rama.
Ndërkaq ka theksuar se përse vlonjatët duhet ta votojnë që të vazhdojë punën “për të arritur aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë”, ose përndryshe sipas Ramës ky vend nuk do ta mbyllë hendekun e madh mes të shkuarës dhe të ardhmes.
"Pse e dua mandatin e tretë? Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to; falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013.
Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s'do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë. Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, po për Shqipërinë", tha ai.
Lajmi kryesor:
'Shpresën e fundit për pushtet e kanë varur te COVID'! Rama: Meta i dehur, po i shtypim ëndrrën për të sjellë vërdallë politikën! Luli me Leskajn do kthejnë Vlorën në pijetore me raki e qofte
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.8%
-
Jo
30%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës
10 Janar, 17:40
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Tabaku: Qeveria gënjen, si e sajoi propaganda e saj uljen e çmimit të energjisë me 1 lek, ja 3 masat që propozojmë!
10 Janar, 15:19
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
10 Janar, 10:49
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15