Rama: Biseda me Presidenten e KE-së u shty për në 19:30, dy gjërat që do i kërkoj

Biseda e planifikuar me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Rama njoftoi se është shtyrë për në orën 19:30, ndërsa zbuloi edhe dy gjërat që do i kërkojë. "Kisha një bisedë me presidenten e KE-së. Biseda u shty për në 19:30 me kërkesën e Presidentes, por njëra  nga arsyet pse do të bisedoj është ti kërkoj që përtej kësaj situate, fondet që BE premtoi nuk do të ndryshojnë destinacion, pasi planin për rindërtimin nuk shtyhet dhe nuk ndryshon.

Sot kemi nxjerrë tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e shkollat, 59 të reja, 8 konvikte dhe 4 në QS dhe 8.7 mld për shtëpitë dhe bëjnë 160 mln dollarë. Qeveria nuk do i lëvizë nga donacioni. Arsyeja tjetër është domosdoshmëria jetike e rajonit, që në përballimin e luftës, BE të mos e përjashtojë Ballkanin nga eksportet e mallrave dhe shëndetësinë. BE nuk duhet ta përjashtojë Ballkanin nga aksesi tregtar me këto mallra. Ne kemi përgatitur një nismë rajonale gjashtë vendet e Ballkanit drejt BE-së" tha ai.


Lajmi kryesor:

Je vetëkarantinuar nga koronavirusi? Rama: Shteti paga punonjësve të privatit, s'i mbyllim fabrikat, dy gjërat që do i kërkoj Presidentes së KE-së


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Financial Times ka lejuar ChatGPT të përdorë artikujt e tij të trajnimit

Financial Times ka lejuar ChatGPT të përdorë artikujt e tij të trajnimit