Rama bisedë telefonike me Von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer në rajon nga BE! Presidentja e KE-së në shqip: Bashkë do kapërcejmë COVID-in
Kryeministri Edi Rama dhe Ursula von der Leyen
TIRANË- Pas kritikave të vazhdueshme për BE-në se ka lënë në harresë vendet e rajonit Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se shumë shpejt do të vijnë në rajon 651 mijë vaksina Pfizer. Për këtë çështje, Rama ka pasur edhe një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila ia ka bërë ditur këtë informacion, për mbërritjen e vaksinave, nga e cila përfiton edhe vendi ynë.
Një lajm i mirë e ka quajtur kreu i qeverisë, edhe pse i vonuar, sipas tij.
“Lajm i mirë në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian Më në fund! *në zyrat e Bashkisë Krujë”, shkruan Rama.
Pas kreut të qeverisë, ka pasur një reagim edhe nga presidentja e KE-së, e cila ka thënë se BE është në mbështetje të partnerëve në Ballkanin Perëndimorë. Këtë mesazh, ajo ka zgjedhur që ta japë në gjuhën shqipe në rrjetin social Twitter.
“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Diskutova me Edi Ramën për shpërndarjen e vaksinave në Shqipëri financuar nga Komisioni Europian për të vaksinuar sa më shpejt punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit në nevojë. Së bashku do të kapërcejmë pandeminë”, shkruan presidentja e KE-së, status, i cili është ripostuar më pas edhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.
Dy ditë më parë erdhën në vend 192 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa Rama bëri me dije se janë siguruar në total 1 milion doza të kësaj vaksine. Ndërkohë, vendi ynë ka siguruar deri më tani 90 mijë doza të vaksinës Pfizer, AstraZeneca dhe Sputnik V. Procesi i vaksinimit anti-COVID vijon që prej 11 janarit dhe në total janë kryer 62,248 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Postimi i presidentes sw Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
B.K.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5427
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor, 11:20
-
AKSK: Nisim procesin tekniko-ligjor për bllokimin e TikTok
22 Dhjetor, 08:41
-
Mbyllja e TikTok për 1 vit, gazetarja amerikane: Shqipëria e ndaloi sepse po dëmton fëmijët, duhet vetëm vullnet politik
22 Dhjetor, 07:58
-
Shqipëria mbyll TikTok për 1 vit, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente! 2 adoleshentët s'kishin llogari tek ne! Rama: E duan 90% e prindërve
22 Dhjetor, 06:59
-
Mali i Zi, opozita bojkoton Parlamentin për shkak të Gjykatës Kushtetuese
21 Dhjetor, 22:33
-
Lezha si asnjëherë tjetër për fundvitin, Rama: Aty ku simboli i Betlehemit është ngritur për herë të parë, pranë ‘Fshatit të festave’ (VIDEO)
21 Dhjetor, 21:59
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
21 Dhjetor, 19:10
-
Paralajmërimi i Bashës për opozitën: Koha na dha të drejtë, pazari Rama-Berisha për të mbrojtur pandëshkueshmërinë, ishte mesazh kundër SPAK
21 Dhjetor, 16:57
-
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë
21 Dhjetor, 16:47
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
Kjo zonje thote prit gomar te mbi bar, bari doli gomari ngordhi.... Kjo eshte BE.
Përgjigju