Kryeministri Edi Rama propozon që ndërhyrjet e deputetëve për punësime në administratë të konsiderohen vepër penale. Sipas tij, punësimi dhe ngritja në detyrë duhet të bazohen te merita dhe jo te lidhjet politike apo personale.

"Unë do të propozoj që çdo ndërhyrje e një deputeti për të futur dikë në punë të quhet vepër penale. Do t’ju shoh të gjithëve në sy dhe do t’ju kërkoj ta votoni. Çdo mesazh i çuar: “Fute këtë”, “shife atë”, të konsiderohet vepër penale. Një deputet që bën këtë nuk është i denjë për të përfaqësuar ata të tjerët që nuk kanë akses, që nuk janë pjesë e rrethit të tarafit të tij apo shokë të fëmijëve. Vepër penale. Shkalla e meritës duhet të krijojë një arkitekturë të qartë. Grada të bëhet pasuri profesionale e njeriut, jo pronë e postit që mban sot apo e qeverisë që vjen nesër. Në anketimin e administratës publike ka një të dhënë që duhet t’ju mbetet të gjithëve sot", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Shteti, 3 plagë që duhen kuruar! Ndërhyrja e deputetëve për punësime të bëhet vepër penale! Me ‘Flamingo Mirror’ publikojmë edhe dokumentet për Sazanin e Zvërnecin