"Vazhdojme! Jo shtëpi që janë ndërtuar për një jetë më të mirë jo, po çibane trotuaresh që u nxijnë jetën njerëzve", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.
Më herët sot Kryeministri Rama kishte postuar edhe dy foto të tjera. Në të parën shkruante se, "Këto janë hapësirat ku medemek do dëgjohej zëri i qytetarëve e ku qytetarët janë strukur nën betonin e të "fortëve".
Ndërsa në foton tjetër Kryeministri Rama siguron se, "Do vijojë papushim çlirimi nga çibanet e keqqeverisjes që rrënoi vendin për qëllime fitimi në kurriz të qytetarëve!".
ATSH
