TIRANË - Mbështetjen e Shqipërisë në përpjekjen e përbashkët të komunitetit europian për krizën e refugjatëve, kryeministri Edi Rama ja ka shprehur edhe ministrit të Brendshëm gjerman Thomas de Maziere, gjatë vizitës të tij zyrtare në vendin tonë. 

Duke vlerësuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe të luftës kundër krimit të organizuar, Rama dhe ministry de Maziere dakordësuan qëndrimin se ky bashkëpunim mes dy vendeve duhet të intensifikohet në të ardhmen. 

Kryeministri Rama falenderoi për mbështetjen që Gjermania vijon t’i japë Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e qeverisë shqiptare, për të përmbushur me sukses objektivat e përcaktuara.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)