Rama dhe Erdogan bisedë telefonike! Presidenti turk: Bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet! Shqipëria të punojë për eliminimin e organizatës FETO

Rama dhe Erdogan bisedë telefonike! Presidenti turk: Bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet! Shqipëria të punojë për eliminimin e organizatës FETO

Kryeministri Rama dhe presidenti Erdogan

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan zhvilluan këtë të enjte një bisedë telefonike. Kjo është ajo që bën me dije agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Siç mësohet Rama dhe Erdogan diskutuan marrëdhëniet dy palëshe dhe çështjet rajonale dhe globale. Erdogan i shprehu kryeministrit shqiptar se marrëdhëniet e dy vendeve janë në një nivel të lartë dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

Presidenti turk, vijon më tej Anadolu, iu referua dhe përpjekjeve të organizatës së Fejtullah Gulen (FETO) për të fituar terren në Shqipëri, ndërsa shprehu besimin se vendi ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët arsimorë, shëndetësor dhe fetar.

Ankaraja zyrtare gjithmonë ka akuzuar organizatën FETO si terroriste dhe si organizatore të grushtit të shtetit në korrikun e vitit 2016, ku u vranë 252 persona dhe u plagosën 2734 të tjerë.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon

Video bëhet virale, shikoni si reagon gomari pasi ‘shoku’ i tij rrëzohet teksa vrapon