Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ishin sot në Lezhë ku vizituan një nga kompanitë e përpunimit të peshkut, e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit, ben te ditur zyra e shtypit e MMSR.
Kompania "Albafish" ka 85 punonjës dhe falë mbështetjes financiare që ka përfituar nga ky fond, ka planifikuar që të punësojë edhe 36 të tjerë, të cilët do të merren nga listat në zyrën e punës.
"Jam shumë i kënaqur, por edhe shumë i impresionuar, nga gjithçka pamë sot këtu, sepse është një aktivitet shumë kuptimplotë, i pasionit dhe këmbënguljes së jashtëzakonëshme të një sipërmarrjeje, por edhe i bashkëpunimit me qeverinë në funksion të nxitjes së punësimit", tha kryeministri Rama.
Ai bëri të ditur se në vitin e parë të qeverisjes socialiste, Fondi i Nxitjes së Punësimit u trefishua, ndërsa për vitin aktual u dyfishua. Kjo politikë për nxitjen e punësimit, sipas kryeministrit, bëri të mundur që në vitin e parë numri i të punësuarve vetëm nga ky projekt të ishte afro 4 mijë persona, ndërkohë që për vitin aktual ky numër pritet të shkojë në afro 7 mijë të punësuar të tjerë.
Ndërsa, ministri Veliaj u ndal tek punëmarrësit, duke deklaruar se në mbledhjen e nesërme të qeverisë do të miratohet Kodi i ri i Punës, i cili do të ofrojë më shumë garanci dhe të drejta për punëtorët.
"Kam kënaqësinë e veçantë që në mbledhjen e radhës së qeverisë të kurorëzojmë një projekt dyvjeçar, siç është Kodi i ri i Punës, i përmirësuar edhe me ndihmën e sipërmarrjes dhe sindikatave. Kodi i Punës është një nga konceptet më të gjera dhe më të mira ligjore për të administruar çështjet e punësimit, e marrjes dhe heqjes nga puna, çështjet e pushimit, të barrës, të punës gjatë natës, çështjen e punëve të vështira, të sigurisë së shëndetit në punë etj", tha Veliaj.
"Kodi i ri i Punës mbron më shumë punëtorët. Në fakt, është një nga kodet më moderne. Gratë që vijnë nga leja e lindjes u garanton dy orë pushim në ditë, për sa kohë janë ende duke ushqyer dhe mbajtur një fëmijë. Kurse, për ata që punojnë në turnet e treta, garanton një pagë të veçantë shtesë", shtoi ai.
Për vitin 2015, fondi për Programet e Nxitjes së Punësimit gati u dyfishua, duke shkuar në 4.5 milion dollarë. Programet e nxitjes së punësimit përfshijnë subvencionimin e punësimit, trajnimin nëpërmjët punës, punësimin e personave me aftësi të kufizuar apo praktikat profesionale për studentët e porsadiplomuar, tha ai. /atsh/
/Shqiptarja.com