Rama: Disa media po dizinformojnë qytetarët! Duan favore të paligjshme! Lajmi për rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor, dyfish i rremë

Rama: Disa media po dizinformojnë qytetarët! Duan favore të paligjshme! Lajmi për rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor, dyfish i rremë

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar ditën e sotme disa media duke thënë se kanë qëllimin kryesor dizinformimin e qytetarëve. Ai thotë se e gjitha kjo po bëhet nga ato media që kanë kërkuar favore të paligjshme, por që qeveria nuk ua ka dhënë.

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”! “7 punonjës në ditë ikin nga policia”! ”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje”, shkruan Rama.

Ndërkohë në një postim tjetër, kreu i qeverisë duke ‘shigjetuar opozitën e rublave dhe mediat’ të cilat sipas Ramës kanë deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor, ndërsa thekson se ky është një lajm 'dyfish i rremë'.

Megjithatë, në postimin e tij, kryeministri ka zgjedhur që të mos përmend me emër se për kë bëhet fjalë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Rritja e çmimit të energjisë elektrike në 1 nëntor, Rama: Lajm dyfish i rremë, nga opozita e rublave e mediat e saj

1667049506_Screenshot3.jpg

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter ka hedhur poshtë lajmet se do të ketë një rritje të çmimit të energjisë elektrike më 1 nëntor. Rama duke i kujtuar financimet ruse, shkruan se është opozita ajo që e ka përhapur këtë lajm.

“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, shkruan Rama në Twitter.

Postimi i Kreyeministrit në Twitter
B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bsdk: 31/10/2022 00:24

    700 mije shqiptare te spastruar etnikisht nga qeveria Rama nuk eshte fake news. Ke vite qe shpopullon trojet. Pse te djeg? Hidhi nje sy krimeve dhe katrahures politiko ekonomike qe ke dorovitur. Mendon se te shemtuares duhet ti themi e bukur? Jo te gjithe marrim ilacet si ti dhe jo te gjithe jemi greke si ti. Duhet te jesh grek qe te shikosh te kundergen e asaj qe eshte. Ne terma shkencore, quhet deluzion re pk! E dime qe ben me mire punen e armikut sesa te atdheut. Uroj qe te ju vije dita sa me shpejt, te gjitheve sa jeni ne te ashtuquajturen klase politike. O do te ta shtypin koken ato qe ke perreth, si kokchar qe je, ose do te te vizitojme ne spac!

    Përgjigju
  • FUSHATA: 30/10/2022 19:52

    Nga 1 NENTOR fillon fushata kush merr Tiranën merr edhe 2025 ! Ka nisur fushata dhe PS eshte shume përpara !!

    Përgjigju
  • Arjan: 30/10/2022 19:17

    Po pa shpif icik si do marrin lek…mjafton te klikohen se ca thon pastaj pak rendsi ka

    Përgjigju
  • Vilson: 30/10/2022 18:55

    Vetem shpifin kto lajmet e sotme

    Përgjigju
  • Xhesi: 30/10/2022 18:54

    ato “disa” media duhet te mbyllen sa me pare

    Përgjigju
  • Lokja: 30/10/2022 18:43

    Mir more pyke cari! Po ti ke shtetin ne dore pse nuk i gjobit sipas ligjit qe mos ti bie ndermend me qe te dizinformoje publikun keto media te shitura tek opozita.

    Përgjigju
  • Ari: 30/10/2022 17:47

    Kane perditimet e veta mediat prandaj flasin keshtu

    Përgjigju
  • Ori: 30/10/2022 17:46

    Sduhen besuae cdo gje qe lexon ne i ternet se eshte e kot

    Përgjigju
  • Bruklin: 30/10/2022 17:14

    Si vjen mir kur i ofendon se direkt bejn si b***pse sna jepni lirin e fjales po cliri tju japesh juve se ju jep doren te merrni krahun

    Përgjigju
  • Kakam: 30/10/2022 17:12

    Cpo ja q* ropt ktyre plerhave jepi drejtim vet cdo gjeje

    Përgjigju
  • Ari: 30/10/2022 17:10

    Po normal se keshtu i keni mesuar vet. Sa gazetar marrin rroge te dyte ne cdo institucion shteteror per te mos raportuar..

    Përgjigju
  • Rei: 30/10/2022 16:58

    Vazhdo se je ne rrugen e duhur,le te flasin cte duan

    Përgjigju
  • Fredi: 30/10/2022 16:57

    Me vjen keq qe kemi nje media te tille ne vend,vetem per vemendje shkruajne lajme te rreme

    Përgjigju
  • Ti je për ndjekje penale o Kryeministër: 30/10/2022 16:46

    Moskallëzim krimi quhet. Tentativa për korrupsion... ai që e bën. Moskallëzim ti që nuk tregon. Komentuesit e tjerë janë sufllaqexhinj 24 karat. Merri nga populli o Fugë struci, bëjnë muuuu që janë të paguar të gjithë.

    Përgjigju
    • Spiro .ari hapi sytë: 30/10/2022 21:36

      Mos e shit menderen për një sufllaqe o Spiro .ari, hapi sytë dhe shiko si po vdes shpresa e kētij vendi o Spirillaq

    • Spiro: 30/10/2022 19:36

      O shoku byrekxhi po per saliun dhe familjen e tij non grata dhe tv e zenit cfare mendimi ke ?,,ku i gjeti gjth ato miljona per tv, per fabriken, per kompleksin me gradacela ,,po ju jeni te gjithe njesoj u llogjikon papalina se trurin ua ka shplare nongrata.

  • Monda: 30/10/2022 16:31

    Rama sduhet te merret fare me mediat ate pun kan

    Përgjigju
  • Adi: 30/10/2022 16:22

    Te isha ne vend te rames as rendsi nuk do u jepja. Te shkruajn cte dojne i ka dal nami cfare jan

    Përgjigju
  • Tea: 30/10/2022 16:21

    Jan plera fare! Si mund te njellosesh emri e tjetrit per disa kacidhe

    Përgjigju
  • Gimi: 30/10/2022 16:20

    Ska ca ben saliu meret me kta gazetaret tan te lodhur i jep disa qindarka e ata shkruajn brockulla

    Përgjigju
  • Berto: 30/10/2022 16:08

    E kush nuk e di kete gje o Edo.Te gjithe e dim dhe mundohemi tmos i besojm ketyre mediave

    Përgjigju
  • Ani: 30/10/2022 16:07

    Kshu eshte kur paguhen nga rublat e rusve

    Përgjigju
  • Sali: 30/10/2022 16:07

    E bejne kete sepse jane te korruptuara mediat e ndyra

    Përgjigju
  • titi: 30/10/2022 15:25

    me vjen keq qe ta them por i vetmi vend qe mund te marrin informacjone te sakta ben favore politike te pa ligjshme dhe te pa drejta mire e ka

    Përgjigju
  • Berti: 30/10/2022 15:21

    Media ate pun kane derisa ti paguaj saliu ato lajme do nxjerrin

    Përgjigju
  • Gimi: 30/10/2022 15:01

    Sa mire iua ben Rama qe i ofendon keto te mediave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!