Rama: Kredi të butë për shtëpi mjekëve specialistë çift! Do paguhen edhe orët shtesë! Qeveria program të posaçëm për të frenuar eksodin

Kreu i qeverisë, Edi Rama paralajmëron programin e posacëm për mjekët e rinj specialist që do të favorizohen nëse janë cift. Nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT, Rama tha se do të kenë mundësi që të marrin shtëpi në vlerë më të ulët sesa është tregu.

Rama thotë se motivimi vetëm më rritje pagash nuk është i mjaftueshëm për të frenuar largimin e mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve të BE, ndaj do të ofrojnë të gjithë kushtet e nevojshme që të shkojnë në punë me dëshirë dhe të përfitojnë të ardhurat e nevojshme. Kryeministri shtoi se do të punojnë  për të formësuar edhe një politikë të caktuar që të financohen studimet në mjekësi me një ndarje me kushte të pranueshme kur studentët rrinë në Shqipëri. 

Rama njoftoi se do të marrë fund edhe epoka e ryshfetit pasi mjekët do të paguhen për orët shtesë dhe nuk do e kenë të nevojshme që të bëjnë punë edhe në sektorin privat për të fituar të ardhura. 

“Këtë moment mezi e kemi sepse është spitali më i madh që kemi pritur ndër vite. Ta gëzojmë e të ndihen çdo ditë të motivuar për të ardhur në punë. S’dua të zgjatem me investimet apo me zgjatjen e mëtejshme të QSUT se këto i preku pak ministrja por dua të qëndroj pak te mjekët, infermierët, profesorët e nderuar që prej vitesh shërbejnë dhe më vjen shumë mirë që edhe pse vonë do të përgatitemi për një rritje tjetër të rëndësishme të pagës së tyre. Edhe kjo besojmë është e pamjaftueshme ndaj do të publikojmë program të posacëm për mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë, për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj specialist natyrisht kur të paraqiten çift.

Për të gjithë çiftet e reja, të freskët në martesë të jenë subjekte të këtij programi ku qeveria do të mbështesë kreditimin e tyre për të pasur mundësinë e marrjes së një shtëpie me kushte krejtësisht të tjera nga kushte të tregut bankar dhe në këtë mënyrë ne do i japim motivim e besojmë shumë që ky është një detyrim që shteti ta marrë përsipër në kushtet ku plotësimi i nevojave është një objektiv që do e arrijmë patjetër”, tha Rama nga Spitali Qendror, një spital krejt i ri për sëmundjet e brendshme në QSUT.

Ndërtimi i Spitalit Qendror është vepra më e madhe infrastrukturore në Shëndetësi, me një vlerë investimi rreth 17 mln euro. Spitali Qendror ka një sipërfaqje ndërtimi 23,290 m2, me kapacitet 345 shtretër ku akomodohen 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, rheumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria.

Me vizionin për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, 5 vite më parë nisi zbatimi i masterplanit për QSUT. Pas përfundimit të veprave si Spitali Kirurgjikal “Frederik Shiroka”, Spitalit të ri Pediatrik, Spitalit Infektiv, Depos Farmaceutike QSUT,  vijon puna me intensitet për fazën e dytë të rindërtimit të Spitalit Pediatrik, e në vijim do të hapen investime të reja me projektet për rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik dhe atij të Djegje-Plastikës në QSUT.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:14
Spitali i ri Qendror në QSUT, Manastirliu: Vepra më e madhe në tre dekadat e fundit, fillim i ri për shëndetësinë

1678092435_Screenshot1.jpg

U inagurua sot Spitali i ri Qendror në QSUT, një spital krejtësisht i ri i ndërtuar nga themelet për sëmundjet e brendshme, në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e kanë konsideruar këtë investim veprën më madhore në shëndetësi.

“Krenare që përmbyllim një ndër veprat më të mëdha të tre dekadave të fundit në shëndetësi, Spitalin Qendror të QSUT. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Eshtë dashur shumë mund dhe këmbëngulje. Me vizionin dhe mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i’a dolëm të ngremë nga themelet një spital modern me 345 shtretër, ku do të punojë një staf prej 612 mjekësh, infermierësh, teknikësh, koordinatorësh, punonjësish mbështetës. Në një hapësirë ndërtimi rreth 26 mijë metra katrorë, ku akomodohen 14 shërbime universitare. Një fillim i ri, që do të sjellë një kulturë të re shërbimi ndaj pacientëve”, -tha Manastirliu në fjalën e saj.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se ky spital i ri do të hapë gjithashtu një tjetër shteg për edukimin dhe formimin gjeneratës së re të mjekëve.

“Të mos harrojmë se si Qendër Spitalore Universitare, funksionimi i saj si një bazë mësimore dhe praktike profesionale, ka rëndësi jetike për edukimin dhe formimin gjeneratës së re të mjekëve, që do të shërbejnë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Nëntë klasa leksionesh, ambiente ndihmëse, zgjerim të kapaciteteve të bazës praktike i krijojnë mundësinë UMT të vazhdojë me planin e shtimit të kuotave të studimit, dhe vazhdimësinë e hapjes së specializimeve”, - u shpreh Manastirliu.

Ministrja Manastirliu bëri me dije se QSUT do të jetë spitali i radhës që po përgatitet të marrë autonominë menaxheriale, e cila mundëson më shumë hapësira vetë-administrimi të burimeve njerëzore, shpërblime në bazë performace dhe rritje të aftësive të stafeve.

Në fjalën e saj, Ministrja e Shëndetësisë tha se më shumë se 2000 mjekë specialistë do shohin të bëhet realitet, zotimi për rritjen e pagës me 500 dollarë për çdo mjek specialistë që punojnë në spitale, duke filluar nga muaji prill.

Ndërtimi i Spitalit Qendror është vepra më e madhe infrastrukturore në Shëndetësi, me një vlerë investimi rreth 17 mln euro. Spitali Qendror ka një sipërfaqje ndërtimi 23,290 m2, me kapacitet 345 shtretër ku akomodohen 14 shërbime mjekësore spitalore të specializuara nga kardiologjia, nefrologjia, hematologjia, gastrohepatologjia, mjekësia interne, endokrinologjia, dermatologjia, rheumatologjia, alergologjia, urgjenca dhe imazheria.

Me vizionin për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, 5 vite më parë nisi zbatimi i masterplanit për QSUT. Pas përfundimit të veprave si Spitali Kirurgjikal “Frederik Shiroka”, Spitalit të ri Pediatrik, Spitalit Infektiv, Depos Farmaceutike QSUT,  vijon puna me intensitet për fazën e dytë të rindërtimit të Spitalit Pediatrik, e në vijim do të hapen investime të reja me projektet për rehabilitimin e Spitalit të Kardiokirurgjisë, Spitalit Psikiatrik dhe atij të Djegje-Plastikës në QSUT.

Ora 14:36
Rama ironizon opozitën: Në kohën e tyre s'dihej kush ishte mjeku e pacienti, kush vinte për të vizituar gjoksin e kush për të blerë sytjena

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish opozitën duke thënë se në kohën e tyre nuk dihej kush ishte mjeku e pacienti ndërsa sot shëndetësia po përparon. Megjithatë i tha mjekëve dhe infermierëve që duhet të bëjnë durim se do ecin më shumë.

“Sot na duhet vetëm që praktikat më të mira t’i aplikojmë siç duhet. Faleminderit për durimin, më vjen mirë që ne jemi ende këtu dhe tanimë të gjithë ju e shihni se puna për të transformuar këtë vend që e dini siç ishte dhe nuk dihej kush ishte mjeku e pacienti, shitësi, blerësi, kush kishte ardhur për të vizituar gjoksin e për të blerë sytjena, sot është tjetër gjë. Durim dhe durim sepse më e mirë është ende përpara”, tha Rama.

Ora 14:33
Rama: Do marrë fund shprehja ‘këta të lënë të vdesësh po s’fute dorën në xhep’! Mjekëve do i paguhen orët shtesë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se puna në spitalin publik do të justifikojë shpenzimet dhe mjekët nuk do e kenë më të nevojshme që të punojnë edhe në sektorin publik. Nga ambientet e spitalit të ri për sëmundjet e brendshme në QSUT tha se mjekëve do i paguhen orët shtesë.

“Puna në spitalin publik do të jetë mundësi për të kryer punë në profesion por për t’u shpërblyer përtej pagës. Në këtë mënyrë do të përfundojë historia e ryshfeteve sepse e dimë mirë që s’është e vërtetë dhe e neverithsme shprehja e rëndomtë sa herë del një mjek përpara ‘hë se këta të lënë të vdesësh po nuk fute dorën në xhep’. E dimë se realiteti shëndetësor është ndryshe dhe shërbimi jepet dhe merret në kushtet maksimale për të gjithë pa kushtëzuar dhënien e shërbimit. E dimë që edhe mes bluzave të bardha ka xhagajdurë e të padenjë. Nuk ka pse të paguhet askush nëndorë se mjeku do marrë atë që i takon se do punojë ekstra”, tha Rama.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vlonjati: 23/03/2023 08:32

    E ku e shihni ju Igli, Ani, Irida, titi e Elma sukseset qe ka arritur shendetesia dhe vleresimin qe po i ben Rama atyre ?! I shihni tek burgosja qe kerkon t'u beje Rama apo tek "humanizmi" i mjekeve tane?! Shih mjeket qe kerkonin (ne emer te qeverise) te na benin moral per virusin,njeri vdiq,tjetri eshte ne prag vdekjeje .

    Përgjigju
  • Igli: 22/03/2023 20:55

    Vleresimi i duhur per to

    Përgjigju
  • Ani: 22/03/2023 20:55

    Sa mire keshtu

    Përgjigju
  • Irida: 22/03/2023 19:32

    bravo per vlersimin qe po beni per mjeket.E meritojne vertet

    Përgjigju
  • titi: 22/03/2023 19:23

    shendetesia ka arritur nje tjeter sukses

    Përgjigju
  • Elma: 22/03/2023 19:21

    Nje mbeshtetje shume e nevojshme kjo qe i jepni mjekeve,bravo keshtu vazhdoni.

    Përgjigju
  • emri: 22/03/2023 18:37

    sa mire! dhe ata prape duan te ikin .... po mbase nuk jep rezultat dhe ky novitet .... apo varja se para zgjedhjeve jemi dhe normal qe ja fut si kau peles ...

    Përgjigju
  • Arbërori: 22/03/2023 16:56

    O shkja shqipfolës ik o tradhtar ik se e more në qaf Shqipërin ik e virru o i pa bes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë