Rama: Edhe për të papunët, dyfishim të pagesës në këtë periudhë (VIDEO)

Edhe për personat e regjistruar të papunë gjatë kësaj periudhe do të marrin edhe dyfishin e pagesës së tyre.

"Kemi në regjistrin e ndihmës shteterore edhe të papunët që përfitojnë pagesë papunësie. Dyfish do ta bejmë edhe pagesën e papunësisë! Sepse nuk eshtë koha për të parë si llogaritarë vetëm strikt ligjin, po për të respektuar si shqiptarë edhe zakonin! Motoja #TiNukDoJeshKurrëVetëm nuk është thjeshtë një slogan që tingëllon mirë, nuk është as thjeshtë një këngë e bukur që tingëllon bukur, po është vija e profilit të qeverisë që unë drejtoj dhe busulla ime e orientimit në jetën e përditshme kur ndeshem me hallet e njerezve! Sot unë dua që askush nga ata që janë me në hall, brenda hallit që ka rënë mbi cdo familje shqiptare, të mos ndjehet vetëm dhe sot më shumë se kurrë, është dita pëer t’iu qenë pranë të gjithë atyre që janë hallexhinjtë më të mëdhenj! Ne nuk kemi c’i bejme vdekjes kur ajo vjen për të marrë dikë prej nesh", tha Rama


Lajmi kryesor:

Paketa për koronavirusin/ Rama tregon skemën si do të ndahen lekët: Dyfishim asistencës, pagesës së papunësisë dhe 2 paga biznesit të vogël


  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra

Trafikoi heroinë drejt Italisë, arrestohet në Durrës 65-vjeçari me dy emra