TIRANE-Të gjithë personat që kanë një biznes të vogël, ata që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe të papunët do të marrin dyfishin e pagesës që kanë marrë deri tani. Kryeministri Edi Rama bëri publike detajet e paketës sociale që miratoi me Aktin Normativ për përballimin e pasojave nga koronavirusi. Përsa i përket biznesit të vogël, ai sqaroi se shuma e pagave mujore të deklaruara nga ky sektor është 731 milionë lekë, por në këtë rast shtoi Rama, shpeshherë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e minimales (26 mijë lekë), ndërsa gruan e deklaron të punësuar pa pagë.
Përballë kësaj situate, Edi Rama tha se, qeveria do i japë edhe gruas së kryefamiljarit (që e kanë deklaruar të punësuar pa pagë), pagën e luftës. Në total numri i personave që do të përfitojnë nga biznesi i vogël është 60440, ndërsa shuma është 1.57 mld lekë të reja. E njëjta skemë do të përdoret edhe për 123 mijë familje në nevojë, nga të cilat 70 mijë me ndihmë ekonomike, por edhe të papunët për tre muajt e ardhshëm.
VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama
Kryeministri Rama dhe se të gjitha familjet e regjistruar për ndihmë ekonomike gjatë kohës së luftës do të marrin dyfishin e asaj që marrin në kohë paqe
'Po kështu, shuma që shteti shqiptar në kohë paqeje paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike, është 340 milion lekë në muaj! Po të vazhdojmë të paguajmë po kaq me ligj jemi në rregull, po më zakon në rregull jemi?Ne e dime që në ato familje realisht në nevojë, gjatë kohës së paqes, dikush del e bën ndonjë punë, tek - tuk, në të zezë, për një shishe qumesht më shumë për fëmijet kur i thone fjalës! Prandaj, që të jemi në rregull me ligj e me zakon, ne do të shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe! Pra ndihma ekonomike gjatë luftes për të 70 mije familjet që figurojnë në regjistrin e ndihmës shteterore do të dyfishohet! Kështu e do zakoni i një familjeje kur e gjen një hall si ky që i ka rënë në kokë familjes sonë të madhe shqiptare!" tha Rama.
Në lidhje me situatën e koronavirusit, Rama tha se atë do e përballojmë më durim dhe kokën lartë dhe për këtë arsye po bezdis popullin me daljet e shpeshta televizive.
"Binduni bashkë me mua për këtë e kini besim e bëni durim motra e vellezër dhe le të shohim bashkarisht në këtë të përditshme të hatashme jo vetëm errësirën e kohës së mallkuar që po kalojmë, po edhe dritën që ka sjellë me vete kjo errësirë; dritën që na kujton se jemi të gjithë njësoj, pa dallim feje, krahine, ideje e statusi shoqëror; jemi të pandashëm nga njëri-tjetri në këtë atdhe, për sa kohë do të kemi frymë e nuk kemi se si jemi tjetër, përvecse anëtarë të së njëjtës familje shqiptare, që sot, kur jemi të ndaluar të jetojmë sic jemi mësuar përditë, na jepet mundësia të kuptojmë se sa shumë e se sa kot qahemi në të përditshmen tone. Le ta shohim në këtë errësirë dritën që na kujton se sa e shkurtër dhe e cmuar është jeta dhe se sa jetike është të kuptojmë vlerën e njëri - tjetrit, e se sa shume kohë dhe energji na marrin kotësirat në jetën tonë të përditshme. Le ta shohim në këtë errësirë se sa e cmuar është drita e familjes dhe jeta e përbashkët ne shtëpitë tona, që aq pak e vlerësojmë si dhuratë të pacmueshme në të përditshmen tonë dhe aq shumë e marrim të mirëqenë duke harruar t’i gëzohemi e të kujdesemi papushim për ushqimin e saj me energji. Le ta shohim në këtë errësirë dritën që na ndihmon të shohim fare qartë se sa i madh mund të jetë durimi ynë, i shqiptarëve të paduruar, për të përballuar vështirësi të jashtëzakonshme; se sa i madh mund të jetë vullneti ynë, i shqiptarëve që nuk bëhen dot bashkë, për t’ia dalë në një qëllim të përbashkët; se sa e madhe ështeë rezerva e energjive dhe solidaritetit tonë si njerëz e si popull i Shqipërisë që medemek nuk bëhet! Motra e vëllezër, PO-ja e njëzëshme e 27 shteteve anëtare të BE-së, vjen pas një tjetër PO-je kuptimplotë, asaj të Konferencës së Donatorëve në Bruksel, në 17 shkurt, kur njëzëri Bashkimi Europian, bashkë me plot vende të tjera, na dha shenjën kuptimplotë të një respekti që shkon përtej bamirësisë; respekt për Shqipërinë, për njerëzit e këtij vendi dhe për përpjekjet tona, të mëdha, serioze, të pandërprera, që ta bëjmë Shqipërinë një shtet të respektuar në familjen e shteteve europiane. Kam marrë shumë përgëzime nga kolegë e miq të huaj, për masat shtrënguese që kemi marrë, për shpejtësinë me te cilën kemi vepruar, për mënyrën se si po e zhvillojmë këtë luftë! Kam shumë besim, se me kontributin e secilit prej jush, Shqipëria do të dalë kryelartë nga kjo luftë dhe respekti për këtë vend e për shtetin tone do të rritet më tej pas kësaj lufte. Por kjo do të jetë thjesht rrjedhojë e qëllim i luftës që në po bëjmë e do të bëjmë përditë, jo për botën, po për veten, jo për BE-në po për Shqipërinë, jo për të fituar respektin e të huajve, po për të merituar në radhë të parë respektin e fëmijëve tanë për mënyrën se si në zhvilluam edhe këtë luftë! M’i bëni hallall përsëritjet e vazhdueshme të apeleve të mia; m’i bëni hallall mesazhet e mia ku shpesh fjalët kanë tone të forta; m’i bëni hallall kujtesat e mia të përsëritura pa pushim, për të këqijat e mëdha që na rrezikojnë nëse nuk jemi të kujdesshëm çdo sekondë! Unë nuk dua t’ju mërzis, nuk dua t’ju lodh, nuk dua aspak t’ju frikësoj, por jam i detyruar të këmbëngul deri në bezdi me komunikime të shpeshta me ju, sepse dua t’jua përcjell sa më shumë shqetësimin e madh që kam për secilin prej jush, e për ju të gjithë! Më shumë së asnjëherë ju jeni familja ime dhe asgjë që do të bëja për familjen time në një hall të veçantë, nuk do ta lë kurrsesi pa bërë për këdo nga ju që ka një hall të veçantë", tha Rama
Edhe për personat e regjistruar të papunë gjatë kësaj periudhe do të marrin edhe dyfishin e pagesës së tyre.
"Kemi në regjistrin e ndihmës shteterore edhe të papunët që përfitojnë pagesë papunësie. Dyfish do ta bejmë edhe pagesën e papunësisë! Sepse nuk eshtë koha për të parë si llogaritarë vetëm strikt ligjin, po për të respektuar si shqiptarë edhe zakonin! Motoja #TiNukDoJeshKurrëVetëm nuk është thjeshtë një slogan që tingëllon mirë, nuk është as thjeshtë një këngë e bukur që tingëllon bukur, po është vija e profilit të qeverisë që unë drejtoj dhe busulla ime e orientimit në jetën e përditshme kur ndeshem me hallet e njerezve! Sot unë dua që askush nga ata që janë me në hall, brenda hallit që ka rënë mbi cdo familje shqiptare, të mos ndjehet vetëm dhe sot më shumë se kurrë, është dita pëer t’iu qenë pranë të gjithë atyre që janë hallexhinjtë më të mëdhenj! Ne nuk kemi c’i bejme vdekjes kur ajo vjen për të marrë dikë prej nesh", tha Rama
Edi Rama u shpreh se shuma e pagave mujore të deklaruara nga biznesi i vogël (që tashmë është mbyllur për shkak të koronavirusit) është 731 milionë lekë, por në këtë rast shtoi ai, shpeshherë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e minimales, ndërsa gruan e deklaron të punësuar pa pagë. Përballë kësaj situate, Edi Rama tha se, qeveria do i japë edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës. Në total numri i personave që do të përfitojnë nga biznesi i vogël është 60440 persona, ndërsa shuma 1.57 mld lekë.
"Sot kam dhënë miratimin për disbursimin e mbështetjes financiare mujore, për periudhën e luftës, të atyre mes jush që e kanë edhe hallin më të madh së të gjithë ne të tjerët, të punësuar a të vetëpunësuar në një biznes të vogël që kanë ndalur punën, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike apo të papunët të asistuar nga shteti! Në regjistrat e shtetit shuma e pagave mujorë të deklaruara në biznesin e vogël është 731 milionë lekë të reja. Por dëgjomëni më vëmendje: Në regjistrin e deklarimeve mujore shpeshherë paga e vetme e deklaruar në shtet nga një biznes i vogël është ajo e kryefamiljarit, e cila përgjithësisht deklarohet në kufijtë ë pagës minimalë. Rruga e shkurtër dhe më e thjeshta në këtë rast, do të ishte të thoshim sot, ne po i japim kryefamiljarit pagën minimale të deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull më aritmetikën e regjistrit të pagave të deklaruara të atyre që sot nuk punojnë se u është mbyllur biznesi i vogël. Pra, 710 milion janë pagat e deklaruara nga biznesi i vogël, 710 milion po shpërndajmë edhe ne dhe me logjikën e ligjit jeni në rregull, e kemi shlyer detyrimin tonë.
Por ka një shprehje të bukur populli ynë, kur thotë i takon më ligj e me zakon. E pra, ne e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku, shembull tipik, kryefamiljari deklaron pagën e tij minimale, por bashkëshorten e deklaron të punësuar pa pagë! Tani mirë ligji kur i thonë, po zakoni si e do në këtë luftë? Sepse jemi të gjithë një familje e madhe jo me fjalë por në fakt dhe prandaj, nuk mund të mjaftohemi me aritmetikën e numrit të të vetë punësuarve më pagesë të deklaruar që sot nuk punojnë për shkak të mbylljes së aktivitetei. Kështu që ne do të shkojmë përtej këtij numri, në mënyrë që të gjitha qelizave familjarë të këtij vendi, të cilat nuk funksionojnë normalisht dhe ushqehen nga biznesi i vogël që është mbyllur, të mos u mungojë jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje natyrisht, po e gjitha ajo që ne, familja e madhe mund të bëjmë për ta në këtë kohë luftë!
Ja pse ne do t’ia japim edhe gruas së atij kryefamiljarit që përmenda më lart, pagën e luftës! Në këtë mënyrë, çdo i regjistruar, me pagë pa pagë, si i vetëpunësuar nga familja në biznes të vogël, do të marrë një pagë luftë dhe shuma 710 milionë lekë të reja e pagave të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin e vogël në kohë lufte, do të bëhet 1.57 miliardë lekë të reja! Pra shteti do t’i japë biznesit të vogël dyfishin e shumës së deklaruar si pagesa në kohë paqe, duke kompensuar kështu të gjithë të punësuarit a vetë punësuarit në një biznes të vogël, që nuk punojnë dot sot për shkak të luftës - pavarësisht nëse në kohë paqe shumë syrësh figurojnë si të punësuar pa pagë në biznesin e tyre familjar! Këta janë plot 60 mijë e 440 persona që nuk do t’i lëmë vetëm" shkruan Rama.
Në 15:30, kryeministri Edi Rma kishte lajmëruar një video-mesazh të rëndësishëm për cështjen e negociatave, por edhe paketën social-ekonomike lidhur më përballimin e pasojave të koronavirusit. Por nga ora e njoftuar kaluan 60 minuta dhe kryeministri nuk doli të përcjellë mesazhin e tij. Çfarë ka ndodhur? Rama qetëson qytetarët dhe tregon shkakun e vonesës. "Ndjesë për vonesën e mesazhit, po si duket u lodh ajfoni im nga puna skllavëruese 20 orë në ditë dhe i ra të fikët e mezi po përmendet".
jam vete i 5 pa as nje te ardhur kam apikuar per ndim ekonomike me eshte refuzuar kam punuar ne greqi me 3 mujorsh ne te zeze car do behet me mua nuk nga te shkoj
Përgjigjupershendetje jam nje qytetare nga qyteti i korces . kam punuar ne nje robaqepsi kam punuar deri ne daten 10 mars 2020 por per disa arsye familjare jam shkeputur nga puna me deshiren time nuk e di ne qoftese perfitoj nga paga e luftes apo jo ne qoftese ju lutem me dergoni mesazh ju faleminderit
PërgjigjuPo me duket shume i drejte!Kjo eshte me e mira per prinderit dhe gjysherit tane.
PërgjigjuPershrndetje un Merja nje ndihme ekonomike prej 36 mij lek nga bashkia pasi jam e pa pune fare jam Kam 3 femij Jam dhe rregjistruarr ne zyrat e pa punsise Mirpo ka nje muaj qe ma kam hequr ndihmen ekonomike dhe ne rregjister jam e pa pune Cfar perfitoje une nga kjo Nje pergjigje ju lutem flm
PërgjigjuPershendetje jam biznes i vogel kam nje punishte tapiceri divanesh e kam mbyllur un si familje nga ai biznesi vogel ushqehemi tani jemi te pa shpres kam nje bezim te plot nga edi rama ai po flet per te miren ton po ju lutem jam 4 vet pa pun shpi faleminderit jeni me te miret zoti bekoft krejt globin kurajo dhe guxim do ja dalim respekte
PërgjigjuKu duhet te drjtohemi per te mar ndihmat si te papune
PërgjigjuJam nje qytetare e kategorise e papune si un te parregistruar ose me sakte te crregjistruar nga zyrat e punesimit ka shum,shkurt mos me e zgjat po ju lutem ne kete situate ne te cilen ndodhemi pasi deri dje ato fatura i paguanim per te qene ne rregull me shtetin nga ndonje pun te pa siguruar se kategoris si un te vetme ndihma ekonomike sipas zyrtarve su takon.Pres pergjigje.
Përgjigjuurime boss
PërgjigjuIsmail Qemali Junior dhe me vule,po si ke lene gje o Edi.
PërgjigjuSa te ngjan ajo foto ne mur O Pasha!
PërgjigjuJetoj ne Itali, marr ne realitet 2 fishin e rroges qe pronari deklaron, si rreth 80% e te punesuarve privat ne itali, dhe shteti do paguaj veyem 80% te rroges se deklaruar. Me pak fjale, une do marr vetem 40% te pages reale. Ata qe nuk jane te punesuar nuk marrin asgje. Kshu qe mos beni sikur ne Europe po mbulojne njerezit me leke, dhe ne shqiperi po i vdesin. Mund te behet gjithmone me shume, po me shume respekt, se nuk po ben as me pak e as me shume se cpo ben gjithe bota...
PërgjigjuPremtimet e nje kryeministri Lypsar qe hap thesin bosh te premtimeve. ja dhe pak, duroni, kesaj here do ja dalim etj etj. Sa miliarda paske pas e se paskena dit heheh dhe ket premtim sma merte mendja me e degju ri ne shpi e mer dy roga hajde dallavere hajde. Mjeket skan maska e doreza ky premto absurditete ik furnizo spitalet me material lej llafet
PërgjigjuPo biznesit cfar taksash do i falesh se po si fale sigurime shoqerore e taxa si do mbijetoj
PërgjigjuLali Eri ka qe 5 vjet qe po na kerkon taksen e perkohshme te arsimit per personat fizike ne tirane. Te pakten kete vit qe mbylli shkollat t'na e hiqte.
Shqiptaret te jene te lumtur se paten fat me EDI RAMEN ne kete situate se te qe Luli dhe dikush tjeter jo jo do beheshin dallime partiake per cdo gje per mua je ''gjigandi i cmendur''
PërgjigjuBravo z.kokminister!! Dmth do marrim dyfishin e asgjasë...!te papunet , te patrajtuarit me ndihme ekonomike te vetepunsuarit ne fshat ejt nuk kane anje te ardhur momentalisht dhe ti thua do e dyfishoj!!
PërgjigjuNje pyetje:Ne se nje shoqeri prodhuese me 4-5 te siguruar ka mbyllur veprimtarine per shkak te Cov 19, ku do ushqehen keto familje?
PërgjigjuPra, ne qe kemi kontribuar per shtetin, paguajme pervec sigurimeve shoqerore e shendetsore, edhe tatim mbi te ardhurat, nuk marrim asgje? Te dhjefsha kryeministrin, drejtez e kithet me ekonomine.
PërgjigjuDmth ne qe po na nxjerr ne pune ti ne rruge gjithe diten per te mbajtur popullin brenda dhe rrezikojme te infektohemi do paguhemi njelloj me ate qe rri ne shtepi.Nuk u be njehere njeri ky lloj derri, gjithmone gjen ca formula te dhjera.
PërgjigjuTe lumte o cuni Kristaqit dhe nipi Spiro Kolekes qe na e ngope.
PërgjigjuPo po "urime" me 13 kushte per tu realizuar pastaj hapja e negociatave. Ato me interesantet ishin: Hetimi i krimit zgjedhor, lufta ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar e per te shkuar tek "qershia mbi torte" ndalimi e burgosja e zyrtareve te larte. Shkurt muhabeti edhe 50 vjet nuk hapen negociatat me keto kushte.
PërgjigjuKe tê drejtë sepse duhen vite të hetosh krimet zgjedhore të sali mutit,do të duhen vite tē hetosh të korruptuarit berisha meta,dhe qershia mbi tortë do vite, edhe pse mijra e mijra shqiptarê luten çdo ditē që berisha meta tē prangosen!.
Neqoftese kane zot te madh shqiptaret cfare mund te kene te tjeret?
PërgjigjuUrime dhe vetem urime. Bravo Edi Rama bravo popullit shqipetar dhe po te jemi te gjith bashk do ta fitojm dhe luften kunder ketij perbindeshi por i lutem shqipetareve rrespektoni veten familjen dhe te afermit do vi ditata te pim kafe e te festojm neper lokale, jetoj ne itali dhe kam nje muaj ne shtepi kam dal vetem dy her per te ber pazar nuk jam e semur deri tani si un dhe familja ime dhe kjo fal ruajtjes qe i bejm njeri tjetrit, zoti na ndihmoft te gjithve
PërgjigjuKeep tuned
PërgjigjuJepi i madhi Edo. Fitove mbi termetin hape negociatat po truimojme se bashke kunder koronavirudit... te hane ato te Lanes... ata qe vollen vrer kunder vendit tone Monik Mete Lulezim dhe hale Berish
PërgjigjuO Adi, me mire sufllaqe se byrek si Lulushi.Leter higjenike ke blere?Bej skorta plako se si dihet
jepi dhe nje sufllaqe kti