Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për familjet në nevojë gjatë kohës së luftës (VIDEO)

Kryeministri Rama dhe se të gjitha familjet e regjistruar për ndihmë ekonomike gjatë kohës së luftës do të marrin dyfishin e asaj që marrin në kohë paqe

'Po kështu, shuma që shteti shqiptar në kohë paqeje paguan për familjet në kategorinë e ndihmës ekonomike, është 340 milion lekë në muaj! Po të vazhdojmë të paguajmë po kaq me ligj jemi në rregull, po më zakon në rregull jemi?Ne e dime që në ato familje realisht në nevojë, gjatë kohës së paqes, dikush del e bën ndonjë punë, tek - tuk, në të zezë, për një shishe qumesht më shumë për fëmijet kur i thone fjalës! Prandaj, që të jemi në rregull me ligj e me zakon, ne do të shpërndajmë për familjet në ndihmë ekonomike dyfishin e shumës që shpërndajmë në kohë paqe! Pra ndihma ekonomike gjatë luftes për të 70 mije familjet që figurojnë në regjistrin e ndihmës shteterore do të dyfishohet! Kështu e do zakoni i një familjeje kur e gjen një hall si ky që i ka rënë në kokë familjes sonë të madhe shqiptare!" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Paketa për koronavirusin/ Rama tregon skemën si do të ndahen lekët: Dyfishim asistencës, pagesës së papunësisë dhe 2 paga biznesit të vogël


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha