Gjobat për të gjitha bizneset që thyejnë masat anti-COVID do të rriten duke filluar nga java e ardhshme. Kryeministri Rama paralajmëroi se Policia e Shtetit dhe inspektoratet do të imponojnë respektimin e këtyre masave.
"Pfizer do të vijojë lëvrimin e sasive të tjera, duke nisur nga mesi i shkurtit. Vaksinat do të shtohen dhe numri i vaksinimeve do të rriten. Koha kur vaksinat dhe masa e numrit të të vaksinuarve të këpusë zinxhirin është ende larg, në të gjitha vendet jo vetëm këtu.
Po nënvizoj edhe një herë, duke filluar nga tregtarët duhet në asnjë mënyrë ta marrin si një mundësi për të abuzuar. tregtarët kanë përgjegjësi të posaçme pasi kanë edhe mjediset e tyre ku ndërveprimi është më i madh i njerëzve dhe rreziku më i madh është pikërisht aty. Nëse nuk duam që të kthehemi tek masat e forta kufizuese duhet që sot të mos kërkojmë të rrezikojmë jetën e njerëzve dhe stabilitetin e sistemit tonë shëndetësor. Ne nuk duam që policia e shtetit dhe inspektoratit të hyjnë dhe të dalin nëpër lokale, bare, nëpër qendra tregtare,restorante e kështu me radhë sepse kjo nuk është në të mirë të biznesit. Për nëse nuk ka reagim patjetër do të ndodhë kështu. Policia e Shtetit dhe inspektoratet do të imponojnë.
Do të rrisim gjobajt për baret, lokalet, restorantet dhe qendrat lokale dhe do të bëjmë një përshkallëzim. E kam shumë mik Ermal Mamaqin por është e patolerueshme që të bëhet një grumbullim i tillë, aq më të tepër kur është personazh i njohur. Është shembulli më i keq për të gjithë. E kështu me radhë lokalet në bllok, në zona të caktuara në Tiranë dhe jo vetëm, lokalet me më shumë fitime e më pak dhimbje koke të bëhen vatra ku kërcen COVID me muzikë është e patolerushme. Është një thirrje për solidaritet, për unitet, të mos hapim të çara në një situatë kur të gjithë duhet të luajë rolin e vet", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Nga java tjetër rrisim gjobat për baret, restorantet e qendrat tregtare! Po studiohen masa të tjera shtrënguese anti COVID (VIDEO)
K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2277
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha 'harron' drekat me Xhorxh Soros: Kur të vij në pushtet do shpall non grata Aleksin dhe do i mbyll fondacionin
29 Janar, 13:01
-
Jo vetëm gjimnaz! ‘Harry Fultz’ nga shtatori me universitet amerikan! Rama ironi: Fondacioni shqiptaro-amerikan do mbulojë bursa, jo vetëm grabitje
29 Janar, 11:31
-
Shkodër/ Restaurohet ‘Ura e Mesit’ mbi lumin Kir, vepra e arkitekturës osmane kthehet në destinacion për turistë dhe vizitorë
29 Janar, 09:53
-
Gazeta greke 'Kathimerini': Shqipëria dhe Greqia po zgjidhin mosmarrëveshjet, mbetet Ligji i Luftës dhe çështja e Çamërisë
28 Janar, 19:13
-
‘Do ta mbyllim TikTok, për momentin s'kemi zgjidhje tjetër‘, Rama: Kompanisë i parashtruam shqetësimet, kur të jenë gati do na sjellin propozime
28 Janar, 17:11
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
Qytetari ankohet për oborret e shkollave, Rama: S’ka zaptime! Koha e grabitjes së pronave ka mbaruar, 45 të reja
28 Janar, 14:35
-
Ish-Kinostudio shndërrohet në 'Tirana Training Center' me profesionistët e Hollywood-it, Rama: E paimagjinueshme më parë! Mundësi për Shqipërinë kreative
28 Janar, 11:45
-
PAMJET/ Rindërtohet shkolla 9-vjeçare ‘Ndre Mjeda’ në Shkodër, ambiente për 800 nxënës e mësues
28 Janar, 08:25
-
Gazetari izraelit: Shqipëria do të presë 100 mijë palestinezë nga Gaza! Rama rrëzon pretendimet: S'mund të bëjmë më shumë se vendet e tjera të BE
27 Janar, 21:17
-
Zbardhen 'debatet' në mbledhjen e PS/ Veterania i kërkon Veliajt ashensor në seli, 'irritohet' Rama: Nëse duam të respektojmë luftën, s'duhet të kërkojmë asgjë për vete
27 Janar, 18:31
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31