TIRANË-Kryeministri Edi Rama ashtu siç kishte paralajmeruar më parë, ka dalë në një konferencë për mediat së bashku me deputeten e Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani, për t'u shprehur në lidhje me ngjarjen tragjike të ditës së sotme.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, në prani të kryeministrit të vendit, deputetja Xhuvani kërkoi që drejtësia të bëjë drejtësi dhe djali i saj të trajtohet i barabartë përpara ligjit. Xhuvani u shpreh se "ngjarja e ndodhur në të gdhirë të ditës së sotmë është tragjike, ajo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me familjen, as me prindrit e tij, as me mandatin që ka nëna e tij. Janë katër familje që vajtojnë njerezit më të shtrenjtë, janë katër familje që kërkojnë drejtësi dhe drejtësia duhet të vërë drejtësi dhe t'i trajtojë të gjithë të barabartë para ligjit. Konstandini është djali im dhe pavaresisht të gjithave ai do të mbetet djali im dhe une do t'i gjendem pranë me bindjen se drejtësia do të jape drejtësi. Xhuvani tha se "në pamundësi për t'i shërbyer vendit tim i kam kërkuar kryeministrit Edi Rama, dorëheqjen si deputete e qarkut të Sarandës dhe mos i ndothtë askujt kjo që më ka ndodhur mua".
Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se "E ndjej për detyrë të reagoj për këtë ngjarje tragjike edhe për faktin se në këtë ngjarje është përfshirë djali i deputetes tonë Luiza Xhuvani. Besoj se munda të kuptoj se ç'mund të ndjejne të afërmit e katër të vrarëve pas humbjen tragjike dhe për faktin se i dyshuari kryesor është djali i deputes. Pa asnjë dyshim, ky fakt e vështireson përpjekjen e tyre për të gjetur forcën për të përballuar dhimbjen e fëmijëve të tyre. Padyshim, historia e këtyre viteve të vështira në raport aspak normal të shtetit me krimin, kur njerëzit e politikës janë përzjerë me krimin, nuk ka qenë një histori e denjë as për shtetin, as për politikën dhe nuk ka qenë një histori për të pritur me urtësi fjalën e drejtësisë. Ideja e kësaj papastërtie sociale ka krijuar idenë te njerezit e zakonshëm se ka një ligj për shtëpitë e tyre dhe një ligj për shtëpitë e politikanëve, një shtet për vrasesit, kontrabandistet, kundërvajtesit dhe një shtet tjetër për politikanët e lartë apo për fëmijët e tyre. Shkurt, një Shqipëri për fëmijët e njerkës dhe një Shqipëri për fëmijët e nënës politikë".
Rama tha se "nuk e di se sa fëmije politikanësh në keto dy dekada janë autorë krimesh dhe sa ndër ta jane viktima të propogandës kriminalizuese të politikës, por sot unë di me siguri se koha e dyfytyrësisë së qeverisë në luftë kundër krimit dhe kundravajtesit ka perenduar me 23 qershor. Koha e djalit që nxirrte babën përpara për të mohuar baxhanakun e vet nga salla e Kryeministrisë, apo nga salla e Kuvendi, ku 26 vetë ishin djegur të gjallë nga korrupsioni i qeverisë, mbaroi me 23 qershor".
Kryeministri, po ashtu, vlerësoi punën e policisë se shtetit qe ishte në krye të detyrë, pasi ishte menjëherë në vendngjarje dhe kapi autoret. Rasti i doreheqjes së deputetes Luiza Xhuvani duhet t'u shërbeje si mësim politikës si pikë kthesë në raport me pikën e propoganisteve të saj, ai duhet t'u vlejë gjykatesve, pasi ligji është njësoj për të gjithë fëmijët, theksoi ai. /ATSH/
/Shqiptarja.com