Rama drekë me 'oligarkët e punës në bujqësisë': Unë këtë punë bëj, reklama për agroturizmin

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një drekë me ato që i quan " oligarkët e punës në bujqësisë", teksa nuk i ka kursyer edhe batutat.

" Unë këtë punë bëj, bëj reklama për argoturizmin, kjo është e ardhmja dhe nuk lodhem për të gjithë ata që kanë një mundësi, një rrënjë një fshat të investojnë kurismet e tyre aty se fitojnë më shumë se mund të fitojnë në emigracion", tha Rama.

Ai ka pasur batuta edhe me kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

Edi Rama: Të gjitha i prisja, por që t’i të më bëje gëzuar me ujë. Nuk e kuptoj. Se është normale në Gjirokastër.

Tërmet Peçi: Jemi në kohë të trazuara, duhet mendja e kthjellët.

Edi Rama: Shkurt muhabeti, nuk ke raki për të më bërë gëzuar. S'ka raki në Tepelenë... Bëj shaka. Kaloje dorë më dorë, jo te unë, kaloje tek gratë njëherë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:10
E 'ngacmoi' Rama për Damian Gjiknurin, Peçi: Unë kam lindur tërmet, ai do të bëjë tërmet

 

Kryeministri Edi Rama ka ngacmuar kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.

Rama: Ti je nga Picari tamam. Nga aty vjen tërmeti. Ke garë të fortë me Damianin?

Peçi: Unë kam lindur tërmet, ai do të bëjë tërmet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)