Në daljen e parë publike pas zgjedhjeve Kryeministri Rama veç të tjerash ka uruar edhe kandidaten e djathtë të Shkodrës Voltana Ademin për fitoren, edhe pse numërimi nuk është mbyllur ende në këtë qytet diferenca e madhe me vota e Ademit ndaj Keti Bazhdarit matematikisht e shpall atë kryebashkiake të re.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp në ambientet e kryeministrisë Rama theksoi sërish faktin që gratë kanë qënë të përfaqësuara mjaftueshëm në këto zgjedhje dhe duket se kjo e shtyu të pranoi humbjen e Bazhdarit dhe urimin për Voltanën.
"Lajm i mirë është edhe zgjedhja e 9 grave në krye të bashkive, 8 i përkasin ASHE-së dhe një, ajo e Shkodrës i përket PD-së"-tha Rama.
Por përveç kryeministrit Rama edhe kandidatja e majtë për Shkodrën Keti Bazhdari ka uruar rivalen e saj që po shkon drejt fitores së sigurtë Voltana Ademin
“Vullneti e deshi që unë të mos drejtoja Shkodrën. Uroj që Voltana Ademi të jetë e duhura, punë të mbarë” – tha gjatë një konference kandidatja e së majtës për Shkodrën Keti Bazhdari.
Kanë mbetur pa numëruar edhe 36 kuti votimi nga 245 në total por matematikisht fitorja i takon Ademit. Kandidatja e opozitës ka deri tani një avantazh në numër votash prej 6 mijë votash.
Kurse kandidati i tretë, Vullnet Elbasani i Lëvizjes Demokratike për Vlera, Mirëqënie dhe Progras ka marrë vetëm 3,08% të votave. Pjesëmarrja e votuesve në Shkodër ka arritur shifrën 45,14%
Redaksia online
(S.M/a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com