Deputeti demokrat, Dashnor Sula foli sot jashtë dyerve të kryesisë së Kuvendit në Repolitix me gazetarin Denis Minga, për debatet e shumta në seancën plenare paraditen e kësaj të mërkure.
Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit i cili e cilësoi si ‘gjel i Peqinit’ Sula u shpreh se pavarësisht kësaj ndaj kryeministrit nuk ka përdorur asnjë gjuhë fyese. Ai madje u shpreh se e cilëson si kompliment epitetin e Ramës. Ka qenë rikthimi në qeli i ish deputetit Alqi Bllako ajo çka nxitur revoltën dhe reagimin e kryeministrit, shpjegon deputeti.
'Kam që në 2005 në Parlament e kurrë nuk kam sharë e aq më tepër një kryeministër. Shprej keqardhjen, por ja që gjuha e Ramës është gjuhë rruge. Ishte seancë normale kur Alibeaj denoncoi me fakte.
Rama u ndje keq, kur mori vesh dhe lajmin e futjes në burg të Bllakos, u fut në foltore duke na u drejtuar “Të pafytyrë”. Dhe ne iu kthyem në të njëjtën formë për ministret që vjedhin dhe asnjë fjalë më tepër. Rama më bëri kompliment!’- tha Sula.
I pyetur për largimin e demokrates Grida Duma nga mandati i saj si deputete, Sula u shpreh se Duma ka marrë një ofertë të pa rezistueshme të mirë financiare. Më tej demokrati shpjegoi se largimet nga PD janë zgjedhje personale.
'Janë zgjedhje personale. Duma ka marrë ofertë të parezistueshme të mirë financiare. Kontributi i saj nuk do jetë vetëm në parlament.'- tha Sula.
Sula konfirmoi sot edhe prezencën në protestën e lajmëruar nga ish kryeministri Sali Berisha ndërsa u shpreh se nuk ka rëndësi se cili është iniciatori i protestës.
'Padiskutim. Edhe Braçe të lajmërojë protestë do shkoj. Unë shkoj për qytetarët në protestë të cilët janë në kushte të vështira sot.'- u shpreh ai në Repolitix.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër me opozitën, ndërsa e cilësoi deputetin demokrat Dashnor Sula si ‘gjel deti’.
G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?
-
Qeveria
69.6%
-
Opozita
19.2%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 1095
Lajme të tjera
-
Opozita bllokon seancën për McGonigal, Rama: Drejtësia e ‘non gratave’ kundër asaj amerikane që s’ka asnjë akuzë ndaj meje! Marrëdhënia me SHBA, më e fortë se kurrë
2 Shkurt, 11:56
-
Akuzohet për falsifikimin e formularësh, kryebashkiaku i Mallakastrës dënohet me 6 muaj burg, konvertohet në 40 orë punë publike: S’do jap dorëheqjen nga mandati
2 Shkurt, 11:51
-
Porti në Porto Romano, Rama publikon deklaratat e përfaqësuesve të huaj të interesuar: Projekt madhor, të gjithë jemi të barabartë
2 Shkurt, 11:29
-
Pas kaosit në Kuvend për 'McGonigal', Berisha përgëzon deputetët: Të bllokojmë çdo seancë! Kërkesë për ngritjen e komisionit hetimor, Luan Baçi firmos 2 herë
2 Shkurt, 10:08
-
INTERVISTA/ Rrëfimi ndryshe i Linda Ramës: Karriera, mëmësia, planet për të ardhmen dhe jeta përkrah Edi Ramës
2 Shkurt, 09:06
-
Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai
2 Shkurt, 07:23
-
Dosja e McGonigal/ Debate në ‘Repolitix’! Karaj: Është tmerr i madh! Klosi: Po ik o vrit veten! Haklaj: Është cenuar siguria kombëtare
1 Shkurt, 22:36
-
FOTO-LAJM/ Sot Berisha i quan skandale takimet me Ramën, ja si takonte MCgonigal Sekretarin Ndërkombëtar të Rithemelimit, i përfshirë me lobime në SHBA
1 Shkurt, 20:19
-
Mero Baze: Berisha nga ithtar i 'bashkimit', në ithtar të vulës
1 Shkurt, 20:13
-
Protesta e 11 shkurtit, Berisha mbledh grupet e punës në selinë blu
1 Shkurt, 19:23
-
40 kompani të interesuara për ndërtimin e portit tregtar në Porto Romano, Rama: Strategjik për Evropën Juglindore! Kemi nevojë për partnerë të duhur
1 Shkurt, 16:27
-
Zgjerohet flota e autoambulancave, Rama: Nga grumbull ‘karrocash’ teneqeje dhe telefonash që nuk përgjigjeshin, Urgjenca Kombëtare kthehet në repart ekselence
1 Shkurt, 14:42
Gjetje e perkryer se si gjel deti eshte por perseri kompliment eshte sepse Peqini dallohet dhe per gomere.
PërgjigjuRama ja futi kot per Dash Sulen si gjel Peqini.Peqini dallohet per gomor,d.m.th., Dashi eshte gamor Peqini.Edo,kujdes here tjeter se ofendohet Dashi,thuaje tamon,krenaria e gomorve te Peqinit.
Përgjigju