Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social pjesë nga aktiviteti i organizuar sot në Kryeministri me grupet e interesit për hapjen e dosjeve të spiuneve të Sigurimit të Shtetit, qe sipas tij, ishte një takim i suksesshëm dhe në fokus ishte eksperienca gjermane.
"Sot në Sallën e Hartave për takimin e zgjeruar me temë "Hapja e dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit - Eksperienca gjermane në trajtimin e dosjeve të Sigurimit te Shtetit gjerman", ku u diskutua gjerësisht eksperienca gjermane si shembulli më i mirë e i zgjedhur për t'u bazuar gjatë hartimit të projektligjit për hapjen e dosjeve në Shqipëri. Të vendosur për t'i dhënë fund orvatjes prej çerek shekulli dhe për një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme, si një domosdoshmëri historike që përcakton raportin tonë me të ardhmen", shkruan Rama
Kryeministri Rama e shoqëron postimin e tij në rrjetin social me një set fotosh pjesë të aktivitetit. /atsh/
/Shqiptarja.com