Marrëveshja e panënshkruar Kosovë-Serbi, Rama: Të sjellë ‘pranverën’ e shumëpritur mes shqiptarëve dhe serbëve! Begaj: Garanci për paqen në rajon

Marrëveshja e panënshkruar Kosovë-Serbi, Rama: Të sjellë ‘pranverën’ e shumëpritur mes shqiptarëve dhe serbëve! Begaj: Garanci për paqen në rajon

Edi Rama dhe gjatë bisedimeve dje në Ohër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të takimit mbajtur në Ohër të Maqedonisë së Veriut mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç ku temë diskutimi ishte zbatimi i propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Me rezerva Rama tha se shpreson që "marrëveshja e pannëshkruar të jetë një pranverë mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit (shqiptarëve dhe serbëve)’"

Kështu e ka quajtur marrëveshjen e arritur mbrëmë vonë nga Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç në bisedimet maratonë Kosovë-Serbi dje në Ohër, edhe  

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër dredhi ballkanike! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit,”- ka shkruar Rama në Twitter.

Më pas Rama ka uruar pjesëmarrësit në takimin e sotëm, me dëshirën që marrëveshja të nënshkruhet së shpejti e të bëhet realitet ri.

“Dhe le t'i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,”- ka shkruar më tej kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë presidenti i vemdit Bajram Begaj thekson ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja. Borrell dhe Lajçak, dy përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, ndërmjetësuan një takim maratonë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, takim që mund të rezultojë një prej bisedave më frytdhënëse mes dy liderëve në të gjithë këto vite.

Marrëveshja e dakordësuar por e pafirmosur
Në faqen zyrtare të BE-se është publikuar edhe dokumenti i Aneksit të Implementimit të propozimit franko-gjerman.  Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe këtë Aneks, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse - që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi - në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Palët e kanë parasysh se Marrëveshja dhe Aneksi i zbatimit bëhen pjesë integrale e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Palët e kanë parasysh se, menjëherë pas miratimit të Marrëveshjes dhe këtij Aneksi, ndërmjetësuesi i BE-së do të fillojë procesin për t’i ndryshuar standardet e Kapitullit 35 për Serbinë, për t’i konsideruar detyrimet e reja të Serbisë, që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi. Palët pajtohen për të miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, si çështje urgjente.

Për të zbatuar Nenin 7, Kosova nis menjëherë negociatat në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për përcaktimin e aranzhimeve dhe garancive specifike, që sigurojnë një nivel të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse të dialogut, siç përcaktohet nga ndërmjetësuesi i BE-së.

Palët bien dakord për të krijuar një Komitet të Përbashkët Monitorues, të kryesuar nga BE-ja, brenda 30 ditësh. Zbatimi i të gjitha dispozitave do të sigurohet dhe mbikëqyret nga Komiteti i Përbashkët Monitorues. Për të zbatuar Nenin 9, BE-ja do të organizojë një konferencë donatorësh brenda 150 ditësh, për të krijuar një paketë investimesh dhe ndihme financiare për Kosovën dhe Serbinë. Asnjë shpërndarje nuk do të ndodhë përpara se BE-ja të përcaktojë se të gjitha dispozitat e Marrëveshjes janë zbatuar plotësisht. Kosova dhe Serbia pranojnë se mosrespektimi i obligimeve të tyre nga Marrëveshja, Aneksi ose Marrëveshjet e Dialogut të kaluar, mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta negative për proceset e tyre përkatëse të anëtarësimit në BE dhe për ndihmën financiare që marrin nga BE-ja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
Dialogu Kosovë-Serbi, Berisha: Vuçiç kishte urdhër nga Kremlini të mos firmoste planin franko-gjerman

1679051523_Screenshot2.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me negociatat mes Kosovës dhe Serbisë të zhvilluara në Ohër. Sipas Berishës, Vuçiç kishte marrë urdhër nga Kremlini për të mos e firmosur marrëveshjen.

"Vuçiç nuk firmosi megjithëse Kurti pranoi asociacionin! Miq, takimi shumë orësh i Ohrit përfundoi me ‘sukses’, por marrëveshja nuk u firmos sepse atë nuk e firmosi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në takimin e parafundit në Bruksel ai la të kuptohej se nuk firmosi mbasi kryeministri Kurti nuk pranoi të diskutonte për asociacionin. Kurse në takimin e Ohrit kryeministri Kurti pranoi të diskutojë për asociacionin dhe njëllojë si në Bruksel ishte i gatshëm të firmoste marrëveshjen franko-gjermane.

Në përfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai. Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb.

Pra në Oher nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandër Vuçiç nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qënë ligjerisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të së dakortësuar gjatë pocesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale.

Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm per dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë", shkruan Berisha. 

Ora 17:04
Pandeli Majko ‘shpërthen’ ndaj Vuçiç: Ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak

1665062465_WATERMARKREPORTtv.01204121.Still014.jpg

Deputeti socialist Pandeli Majko ka reguar lidhur me marrëveshjen e rënë dakord mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Majko shkruan se Vuçiç ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak.

“Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”, shkruan Majko.

Ora 12:26
Nikolla përshëndet dakordësimin e arritur në takimin e Ohrit: Hap i qëndrueshëm! Dialogu mes 2 vendeve do t'i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon

1675328927_Screenshot4.jpg

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur dakordësimin e arritur në takimin e Ohrit të datës 18 mars.

“Normalizimi i marrëdhënieve dypalëshe midis Kosovës dhe Serbisë shënoi një hap të qëndrueshëm përpara, me dakordësimin në takimin e Ohrit për hapat praktikë për zbatimin e marrëveshjes, sipas aneksit të planit evropian.  

Pajtimi me propozimet, zbatimi i këtij plani dhe dialogu mes dy vendeve do t’i kontribuojë prosperitetit e paqes në rajon dhe avancimit të tyre drejt familjes evropiane.
Mirënjohje BE dhe ShBA për kontributin!”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.

Ora 09:40
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Begaj: Garanci për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në BE

1678177893_thumbsbcf60ca3537e10bd6a6f7ccccd9866040d.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas Begajt, ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

‘Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme.’- shkruan Begaj.

Ora 08:44
Marrëveshja në Ohër, Basha: Kurti tregoi lidership, keqardhje që Vuçiç nuk firmosi

1679211917_800063a973cbbeaf0.png

Një hap i rëndësishëm të dy vendeve e ka konsideruar ish kryetari i Partisë Demokratike, njëherazi ish ministër i Jashtëm, Lulzim Basha marrëveshjen në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë. Në një postim në Facebook Basha shkruar se Kosova nën lidershipin e Albin Kurtit tregoi dhe njëherë se është në tryezë me konstruktivitet dhe vullnetin për të nënshkruar një marrëveshje që i shërben Kosovës por gjithashtu rajonit dhe vetë Serbisë për të hapur një faqe të re paqeje dhe stabiliteti.

“Keqardhje që Serbia sërish nuk pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje çka do të tregonte përmasën e plotë të përkushtimit për një kapitull të ri të marrëdhënieve të saj me Kosovën dhe BE. Uroj që mungesa e nënshkrimit të mos shërbejë si pretekst për të zvarritur zbatimin e marrëveshjes.

Mirënjohje për Bashkimin Europian, Josep Borell, Miroslav Lajçak, për SHBA dhe Gabriel Escobar për punën dhe përpjekjet titanike për të arritur deri te ky moment. Le të shpresojmë se një dritë e re po çel për Kosovën, Serbinë dhe gjithë rajonin tonë”, shkruan Basha.

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redjan: 20/03/2023 10:10

    Nuk mund te rrime me inate te vjetra por duhet te ecim perpara

    Përgjigju
  • petro: 20/03/2023 07:56

    KJO GLASE POLITIKE E VJETER ,,,NUK DUHET TE VOTOHET ME....AJO DUHET HEDHUR ME KOSHIN E PLEHRAVE....VOTONI PER PARTI TE REJA,,NISMEN THURJE....

    Përgjigju
  • dori: 19/03/2023 20:46

    rregullo shqiperine o rama o hajdut,,mos u merr me punet e botes,,apo kur do te vjedhesh leket tona gjoja merresh me punet e botes.....

    Përgjigju
  • klodjan: 19/03/2023 16:18

    duhet te kemi nje stabilitet ne menyre qe rajoni te eci perpara

    Përgjigju
    • Arbërori: 19/03/2023 18:14

      Por, këtë serbi fashizoide Putiniste sot. Kjo serborusi i konvenans vet Edvin shkjaut shqipfolës që të qëndrojë në pushtet, ky tradhtar u mundua ta shes Kosovën prandaj jemi ku jemi sot

  • Aldo: 19/03/2023 14:48

    nje mardhenie qe do te jete ne te miren e te dyja vendeve

    Përgjigju
  • Arjoni: 19/03/2023 14:46

    urojme qe keto shtete te kene rende dakort dhe te shuajne konfliktin qe kane mes tyre

    Përgjigju
  • Ani: 19/03/2023 14:13

    Nese ky vendim meret rajoni do te kete ajoma edhe me shume stabilitet

    Përgjigju
  • Vini: 19/03/2023 12:57

    Do ishte mire per te gjithe nese do kishte paqe mes ketyre dy shteteve

    Përgjigju
  • Ani: 19/03/2023 12:56

    Keni qene gjithmone kembengules per marredhenien e mire midis kosoves dhe serbise

    Përgjigju
  • Verdikti: 19/03/2023 12:31

    Duhen hedhur në Gjykatën Ndërkombëtare Vendimet Arbitrare Antishqiptare të Konferencës së Londrës e Parisit!?!Populli Autokton Arbnor përjetoi Padrejtësi e Genocidin më të ëgër!

    Përgjigju
  • titi: 19/03/2023 12:22

    paqa ne rajon nje arritje e madhe

    Përgjigju
  • Tea: 19/03/2023 12:08

    Si gjithmone ne mbeshtetje te Kosoves jeni kryeminister,respekte

    Përgjigju
  • Klea: 19/03/2023 12:07

    Te shpresojme qe te rregullohen marredheniet mes ketyre dy shteteve

    Përgjigju
  • Sofia: 19/03/2023 11:52

    Eshte pee tu pergezuar fakti qe qeveria Shqipetare eshte gjithmone ne mbeshtetje te kosoves ne cdo situate.

    Përgjigju
  • Sindi: 19/03/2023 11:51

    Shpresojm qe marredheniet midis dy vendeve te rregullohen sa me shpejt,se asnje pale nuk po perfiton asgje.

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/03/2023 11:17

    Edvin shkjau shqipfolës flet me gjuhen e Vucicit. Tradhtar i pështirë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë