Kroacia në finalet e Botërorit, Rama feston nga Brukseli me presidenten Kitaroviç

Kroacia në finalet e Botërorit, Rama feston nga Brukseli me presidenten Kitaroviç

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç kanë festuar së bashku fitoren historike për herë të parë të Kombëtares së Kroacisë si finaliste në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Kryeministri shqiptar dhe Presidentja e Kroacisë të mërkurën morën pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel, por me sa duket nuk kanë lënë pas dore as ndeshjen.

Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto me diçiturën ‘photo of the day’ me Kolinda Grabar Kitaroviç, ndërsa duken të gëzuar për fitoren historike të Kombëtares kroate në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Më herët, përmes një video, Kitaroviç u dërgoi një mesazh futbollistëve; duke iu dhënë zemër dhe uruar fat në fushën e lojës.


Postimi i kryeministrit Rama

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale