Rama firmos: Ilir Proda drejtori i ri i Policisë së Shtetit! Ministri Hoxha: Institucionet verifikuan pastërtinë e tij! Procesi transparent

Kryeministri Edi Rama firmos emrin e Ilir Prodës si drejtori i Policisë së Shtetit. Së shpejti hapet gara për drejtorët e policive në qarqe.

"Kandidati i cili sot u emërua sot do të jetë në krye të policisë dhe menjëherë do të hapim konkurimin për drejtuesit e policive në qarqe" tha ministri Hoxha pas mbledhjes së qeverisë.

Pyetje: A e përligj imazhin e ri të drejtorit të policisë së shtetit fakti që SPAK më herët i ka sekuestruar telefonin për të bërë verifikime lidhur me dekonspirimin e një operacioni sa i takon bandave të Elbasanit?

"Fakti që të gjitha organet ligjzbatuese u pyeten në një kohë record dhe përgjigjja e tyre ishte shumë e shpejtë, kandidaturat janë verifikuar nga cdo organ ligjzbatues dhe pastëria e tyre është në përputhje të plotë me ligjin. Ky proces konsiderohet transparent, integrues dhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka kaluar këto etapa të verifikimit" tha Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. 

Lajmi në përditësim... 

 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 02/10/2024 14:21

    Me fal, po ketij sikur i konfiskuan telefonin pasi dyshonin se kishte dekonspiruar operacionin e Spak ndaj klanit Copja? Edhe nese eshte i pafajshem, fakti qe eshte i dyshuar duhet ta perjashtoj nga cdo gare. Apo kur deputetet zgjidhen nga Bora dhe Romina cfare mumd te presesh per drejtorin e policise. I leshove pellumbat me ne fund o i gjate.

    Përgjigju
  • E DREJTA: 02/10/2024 14:09

    JAM E SIGURTE QE DO TJA BEJ TECIN SI PS EDHE EDI RAMES....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Barcelona firmos me Wojciech Szczęsny, detajet e kontratës

Zyrtare/ Barcelona firmos me Wojciech Szczęsny, detajet e kontratës