Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës për çështjen e korrupsionit duke i kujtuar sërish se Sali Berisha është i shpallur non grata nga DASH, ndaj nuk mund të flasin për të. Kështu i referohej duke thënë se e ka me "flamurin e lëvizjes së madhe demokratike", jo Flamur Nokën.
"Duke qenë se i referoheni në mënyrë të vazhdueshme do ju sugjeroja që të mos e harroni flamurin tuaj, jo Nokën. E kam me flamurin e lëvizjes suaj të madhe demokratike, e keni të arkivuar me një vulë sipër, non grata. Deh për çfarë, për korrupsion të çfarë natyre, madhor. Dhe jo nga KLSH, por nga DASH. Kështu që këto nuk duhen harruar, as e para, as e dyta, për ta vënë në perspektivë çdo debat e çdo ballafaqim. Qeveria nuk lufton këtë apo atë.
Përsëri vini tek i njëjti gabim, tek i njëjti gabim. Unë jam një njeri që i respektoj njerëzit dhe faktet, nuk merrem me llafe, thashetheme dhe baltë. Gjyqet e shtrigave i bëni ju. S’ka asnjë problem, ndaj jemi viktimë të gjyqit më të madh të shtrigave që ju ka ndodhur pas vitit 90. Po ju ndodh ajo që keni merituar Prisni, prisni se s’keni mbaruar akoma. Deri në fund e meritoni, dhe do e meritoni", tha Rama.
Lajmi kryesor: