'Do shmangim me çdo kusht mbylljen nga COVID'/Rama: Numri i tamponëve që bëhet publik janë nga shteti! Së shpejti nisim procesin për marrjen e testeve të shpejta! 19 kantiere mbyllen në 3 muaj

TIRANË- COVID-i ishte fokusi kryesor i konferencës për media të kryeministrit Edi Rama, ku zgjodhi që t'u kthente përgjigje shumë akuzave të ardhura nga opozita në drejtim të qeverisë së tij sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë.

Rama u ndal te numri i testimeve! Përballë thirrjeve të vazhdueshme të kryedemokratit Basha për të rritur numri e testimeve, Rama tha se shifrat që bëhen publike çdo ditë, e që kapin mbi 1000, janë vetëm të kryera në shtet. Pra në bilancin ditor bëhet publik numri i testeve të bëra në shtet, shto këtu vetëm rastet pozitive që dalin në pozitiv në privat.

Një tjetër akuzë e cila është artikuluar shumë shpesh së fundmi nga opozita, është ndryshimi i pronësisë së shkollës 'Sami Frashëri'. Një akuzë e tillë, Rama e konsideroi të kretësisht të pavërtetë, duke thënë se "letrat janë të hapura" dhe kushdo mund ta shoh. " Kap ca të kapësh", ta haj kush ta haj", kështu i përkufizoi kreu i qeverisë këto akuza. Në përgjigjen e tij, Rama nuk i kurseu edhe ironitë për kundërshtarët e tij, veçanërisht për kryetaren Monika Kryemadhi duke thënë se në këtë parti "ka shpërthyer injoranca", referuar këtu deklaratave të kryetares se "COVID-i nuk futet në LSI". Edhe kësaj radhe, Rama e ka shprehur hapur se në treshën 'Meta-Kryemadhi-Basha', zgjedh këtë të fundit.

Rritjen e shifrave të COVID në 24 orë, Rama tha se është e pritshme për shkak të masave që u liruan, por shtoi se "do të shmangin me çdo çmim mbylljen e plotë ose të pjesshme". Nuk u la jashtë vëmendjes edhe lajmet e publikuara në disa media se 'Holanda ka bllokuar integrimin e vendit në BE', Rama tha se është herët për të dalë në konkluzione të tillë, por shtoi se e gjitha është një politike e brendshme e këtij shteti.

Kryeministri Edi Rama foli me shifra sa i përket procesit të rindërtimit, duke thënë  se 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zona të reja, punime që do përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm. Aktualisht, kur po bëhen rreth 1 vit nga tërmeti i 26 nëntorit, aktualisht në çadra janë 1324 familje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:43
Studentët në protestë / Rama: Lekët e konviktit do i kthehen, të gjithë po bëjnë mësim online, jemi situatë lufte

1604398438_EDIRAMA.jpg

Në ditën e dytë të protestës, kryeministri Edi Rama u ka ktyer përgjigje studentëve të cilët janë kundër mësimit online. Rama bëri krahasimin se vendi është në situatë lufte dhe në kushte të tilla nuk mund të merren vendime ne plane afatgjata. Sa i përket pagesës së konvikteve, Rama tha se paratë do të kthehen.

"Kjo situatë është situatë lufte, dhe nuk mund të planifikosh në plan afatgjatë dhe nuk vjen si rezultat i dëshirës, por i studimit përditë të kurbës dhe në të gjithë vendet, sot që flasim, rreth e rrotull bëhet online, ne nuk e kemi ndaluar mësimin, por që mësimi do të bëhet në distancë. të rinjtë transmetojnë COVID-in, se shumica janë asimptomatik dhe se nuk janë të prirur të respektojnë rregullat dhe marrin qafë njerëzit më vulnerabël në familje dhe natyrisht që tarifat e paguara për konviktet do të mbahen për muajt e tjerë nëse do të vijnë në konvikt ose do ju kthehen, se nuk është hotel privat nuk ka asnjë problem, por ajo që është e sigurt që nuk po bëjmë asgjë të vecantë nga sa bëjnë të tjerë. Të gjithë punojmë duke hedhur cdo ditë nga një hap, shikoni Francën", tha Rama.

Ora 12:36
Ahmetaj jep shifrën: 1324 familje janë në çadra nga tërmeti i 26 nëntorit

1324 familje janë në çadra! Shifra është bërë e ditur nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

"1324 familje janë në çadra Bonusi i qirasë është dhënë për 13356 familje, ose 23 mln dollarë", tha Ahmetaj.

Ora 12:28
Holanda bllokoi integrimin e vendit në BE? Rama: Herët për të dalë në këtë përfundim, por është çështje e politikës së brendshme

Është herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, tha Rama, duke komentuar lajmin e dalë në disa media se Holanda ka bllokuar integrimin e Shqipërisë me BE, megjithatë përtej saj, ai shtoi se e gjitha është politikë e brendshme,

"Me ca lidhet përveç me punët e brendshme të saj, se nuk e pranoj që është më e vëmenshme ndaj standardeve se Suedia, Gjermania. Holanda ka qenë gjithmonë skeptike, ama merreni shtypin holandez meqë jeni gazetar dhe të interesuar për Holandën, shikoni se si përdoren si gogol shqiptarë, që flitet për banda shqiptare të shpartalluar, pastaj kur shikon janë 2 shqiptar dhe të tjerët janë belg, polak, është politike, elektorale, ka zgjedhje në masr sa për dijeni dhe bëni një studim tjetër, shikoni kalendarin e zgjedhjeve në BE, dhe qëndrimin e vendeve në raport me zgjerimin, nuk  janë pa lidhje me njëri-tjetrin. Unë mendoj që duhet të presim deri në fund dhe nuk duhet të biem pre lajmeve të pjesshme dhe që janë të parakohshme për të nxjerrë konkluzione, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Holandës, unë kam një marrëdhënie të mirë me kryeministrin atje. Para shumë kohësh", tha Rama.

Ora 12:25
Rindërtimi/ Rama: S'po bëjmë kafaz pëllumbash për të futur LSI! Do jenë shtëpi si ato në Bllok

1604398229_rama2.jpg

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ndërtesat e reja do të jenë në standarte shumë të mirë.

"S'po bëjmë kafaz pëllumbash për të futur LSI, por lagje Europiane, apartamente që do i marrin falas dhe që do e kenë vlerës si të ishin në një zonë në mes të Tiranës. Si në asnjë lagje tjetër. Si u bëkan  këto kështu. S'do kenë dallime mes një apartamenti në Bllok dhe asaj në Spitallë, '5 maj'", tha Rama.

Ora 12:03
Trump apo Biden/ Rama: Nëse më pyesni për Bashën dhe Kryemadhin, e kam më mik Lulin! Mos më çoni deri në SHBA

 

Pyetur se kë ka të preferuar, Donald Tump apo Joe Biden, Rama u përgjigj me ironi.

"Nëse më pyesni për Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ua them pa hezitim që më pëlqen Lulzim Basha, tani më coni në Amerikë për dy njerëz që i kam miq të dytë. Se te Luli dhe Monika dihet që kam mik Lulim dhe kam konflikt interesi", tha Rama.

Ora 11:53
Rama: Numri i tamponëve që bëhet publik vetëm nga testimet në shtet

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se testimet e raportuara në 24 orë janë vetëm teste të kryera në shtet, teksa ka lajmëruar se shumë shpejt do të hynë në bisedime për teste të shpejta.

"Rritja e numrave ishte e parashikuar, kemi një strategji që është e shkruar e zeza me të bardhë. Ne po bëjmë gjithçka dhe askush tjetër dhe askund s'po bën më shumë. Është fatkeqësi e madhe që një parti që pretendon se do bëhet shumicë, siç ka pretenduar prej vitesh dhe që do qeverisë vendin pas 25 qershorit, sic e tha Basha në dilemën e tij me shifrave dhe që përsërit cdo ditë që spitalet janë në kolaps, se nuk po bëhen teste, që përsërit cdo ditë duhet bërë kjo apo ajo, a thua së është autorizuar me një mandat ekperti është shumë e dëmshme, janë larg nga të qenurit në kolaps. Nuk i numërojmë testet që bëhen në privat, përvec se pozitivet që përfshihet në bilancit, janë vetëm ato të bëra në institucionet publik dhe ne nuk kemi teste të shpejta, jo sepse nuk i gjenim dot, por sepse është parë e arsyeshme që të testohet vetëm me PCR, testimet e shpejta do të hyjnë së shpejti në proces. Në vendet e tjera, një pesë e madhe e testeve janë teste të shpejta, dhe ky nuk është justifikim, unë thjesht bëja atë që sugjerojnë ekspertët dhe kam besim absolut te ata njerëz", tha Rama.

Ora 11:48
'COVID-i s'hyn në LSI'/ Rama: Vetëm Luli s'e ka kuptuar! Dhanë diploma falso për të rinjtë që të marrin pjesë në 'tallavatë' e tyre

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për deklaratat e saj për COVID.

"Insistion se LSI nuk e zë virusi, shpërthim injorance përmes zërit të individëve që kanë mandate përfaqësimi si kryetar është një flamë jashtëzakonisht problematike në kushtet kur duhet të ballafaqohemi me ide, fakte e shifra. LSI ka furnizuar me diploma false një dynja të rinj në këmbim të pjesëmarrjes së tyre në ato tallava dhe tani ofron bashkimin me LSI për të mos u prekur nga COVID, duke lënë të kuptohet që virusi e ka frikë LSI, vetëm Luli", tha Rama.

Ora 11:47
'I është ndryshuar pronësua e 'Sami Frashërit'/ Rama: Kryemadhi është 'Kap ca të kapësh ta haj kush ta haj'!

Kryeministri Edi Rama ka mohuar që ka ndryshuar pronësia e shkollës 'Sami Frashëri', një akuzë kjo e bërë sot nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

"Është një betejë e përditshme për të mos lejuar që faktet të bëhen si avujt e rakisë presidenciale, dhe për fat të keq jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar e shpërndarjes së qëllimshme masivisht të shpifjeve dhe gënjeshtrave dhe për fat të keq Monika, Iliri, Saliu janë absolutisht në vendin e duhur dhe kohën e duhur me instrumente të duhur që të jep kjo kohë për t'u lëshuar në një shifra marramendës si ky që po e vënë me shpifje dhe gënjeshtra duke pasur parasysh faktit që gënjeshtra janë më të shpejta në arritjen audiencës. Shkolla po rindërtohet, puna ka nisur, dokumentet e pronës janë publikuar edhe sot nga Veliaj përsëri dhe Monika thotë shkolla do të ndërtohet në Paskuqan, domethenë "Kap ca të kapësh", ta haj kush ta haj, ashtu si thotë që shërimi nga COVID duhet ta kërkojmë në Kisha", tha Rama.

Ora 11:45
Rama flet me shifra për rindërtimin: 19 kantiere të hapura që do përfundojnë brenda 2-3 muajsh! 14 mijë nxënës në nëntor do shkojnë në shkolla të reja

Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra sa i përket procesit të rindërtimit. Në konferencën e përjavshme, Rama ka bërë me dije se janë hapur 19 kantiere ndërtimi, 13 prej të cilave banesa individuale dhe 6 lagje të reja, punimet e së cilave do të përfundojnë brenda 2-3 muajsh. Kreu i qeverisë tha se shtëpitë e reja do të jetë cilësore, madje bëri një krahasim duke thënë se nuk do kenë asgjë ndryshe nga një shtëpi në zonën e ish- Bllokut.

"Më në fund kemi përfunduar procesin e hartimit të marrëveshjen e Emiratet e Bashkuara dhe tani jemi gati për firmën përfundimtare që duhet të presim dhe pak ditë se po punojmë ngushtësisë me Emiratet edhe për një marrëveshje të re për dy qeveritë për investime direkte në vendin tonë dhe veçanërisht në zonat e prekura nga tërmeti. Në zonë në Krujë, Vorë e Thumanë janë ndërtuar apo janë në ndërtim 820 shtëpi individuale dhe 3 lagje të reja, kemi dhe një bllok të konsiderueshëm në Krujë dhe po punohet intensivisht për shkak të terrenit të vështirë. Do jetë një prurje e re, por në respekt të atij qyteti nga pikëpamja arkitektonike. 270 banesa në Shijak që siç parashikojmë do të jenë gati në fund të nëntorit me çatitë dhe brenda dhjetorit do të hyjnë në shtëpi të gjitha familjet. Ka filluar pjesërisht ndërtimi i 215 banesave në Manzë. Lagje e re në zonën e Spitallës në Durrës dhe do të jetë me standarte optimale ashtu si kundër edhe një vlerë e shtuar në atë zonë, ku po merr formë edhe ekoparku, aty ku deri para pak kohësh gëlonte kanceri i Porto Romanos. 13 kantiere banesash individuale dhe 6 kantiere zona të reja, punime që do përfundojnë në 2-3 muajt e ardhshëm. 14 mijë fëmijë në shkolla të reja dhe në 26 nëntor do të hapim partinë e parë të shkollave të financuara nga buxheti i shtetit. Brenda marsit mbi 2500 banesa individuale të financuara nga shteti me rreth 60 mln dollarë. 16 zona në total ku do të ndërtohen 4800 apartamente me 160 mln dollarë nga buxheti i shtetit", tha Rama. 

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shyqi: 04/11/2020 01:37

    NDALOHET dhenja e votes per ed ramen dhe organization KRIMINALE te RILINDJES eshte varferi dhe kriminalitet

    Përgjigju
  • ymeri: 03/11/2020 18:27

    NUK BEHET MESIMI ONLINE O KUNGULL,,,NUK BEHET ONLINE,,ARTET,,INXHINJERIA,,DHE MJEKESIA,,,TURP TE KESH O EDI RAMA,,,PO I TORTURON STUDENTET,,,,TE RENTE CORONA MU NE KOKE ISHALLAH....

    Përgjigju
  • Hasani: 03/11/2020 12:14

    Sikur i madhi Sami Frasheri te ishte gjalle do ta peshtynte ne surrat Ramen per ate qe beri duke i falur Greqise 12 milje detare qe jane pjese e territorit shqiptar dhe aq me teper Gjykata Kushtetuese e beri te pavlefshme kete marreveshje

    Përgjigju
    • hahahah: 03/11/2020 13:27

      Hasan vazhdo flej gjume te keqen.....jo per gje po ske kupto asgje....ben lemsh dy gjera qe skane lidhje me njera tjetren......Sami frasherin e fute ne loje po nuk e ke iden se kush eshte.....Lexo dhe meso, eshte gjeja me mire qe mund te besh .....mos lejo LSI & PD te te bejne per budalla....

    • WTF: 03/11/2020 12:53

      Car thu o Hason? Ik or budall se le nom! Me t’rrejt edhe Luli me Monen eshte si me ta hyp breshka.

  • GJIGANDI: 03/11/2020 11:23

    EDI RAMA GJIGANDI SHQIPRIS BRAVO EDI RAM HEC PËRPARA QENT BASTARD LE TË LEFIN . TI GJITHMON LART E MË LART SHKON. POSHT QENT BASTARD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova

'Mbi 100 mijë çekë po vijnë për turizëm në Shqipëri', Spiropali takim me homologen Adamova