Kryeministri Edi Rama ka pohuar se falë mbështetjes së qeverisë nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit janë hapur 12 mijë vende të reja pune dhe se nga ky program kanë përfituar për vitin që shkojë 361 kompani dhe ketë vit pritet të jetë afro 500.
Kryeministri Rama ka vizituar sot qytetin e Lezhës ku ka zhvilluar një sërë aktivitetesh si, përurimin e qendrës së qytetit Lezhë, ndarjen e certifikatave të pronsisë si dhe ka vizituar kompaninë e përpunimit të peshkut, e cila ka përfituar nga Fondi i Nxitjes së Punësimit.
Kryeministri Rama nëpërmjet një postimi konfirmon vizitën e tij në Lezhë dhe asistimin në kompaninë e përpunimit të peshkut, duke u shprehur se "Sot në Lezhë, në një sipërmarrje që falë pasionit dhe këmbënguljes së jashtëzakonshme, por edhe falë mbështetjes së qeverisë nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit, ka dyfishuar numrin e punonjësve si edhe ka kaluar në një skemë të re eskporti të peshkut të përpunuar".
Janë 361 kompanitë përfituese nga fondi i punësimit vitin që shkoi dhe pritet të jenë afro 500 këtë vit, duke bërë të mundur që vetëm nga ky program të krijohen afro 12 mijë vende të reja pune në bashkëpunim të drejtëpërdrejtë qeveri - sipërmarrje", shkruan Rama, duke e shoqëruar postimin e tij me një set fotosh nga aktiviteti atje. /atsh/
/Shqiptarja.com