'Turizmi'/ Rama: Shkoni pas lekëve dhe numrave! Gara për ndërtimin e Milot-Balldren hapet brenda muajit! Aeroporti i Vlorës, operacional verën e ardhshme

TIRANË- Shqipëria e 2030 do të jetë vend kampion i rajonit në turizëm, por oferta turistike do të jetë e plotë vetëm pasi rrjeti infrastrukturor, përfshirë rrugët, aeroporte, porte do të jetë i kompletuar. Kryeministri Edi Rama tha se projektet e reja rrugore dhe ato që po dorëzohen do e kthejnë Shqipërinë në qendrën turistike të rajonit. Rama bëri me dije se në fund të këtij muaji do të hapet gara për ndërtimin e aksit Milot-Balldren dhe më pas Balldren-Muriqan për lidhje me Malin e Zi.

‘Kemi një sezon të ri që hapet me disa vepra të mëdha të infrastrukturës që i vihet në dispozicion udhëtarëve dhe turistëve duke filluar nga Tuneli i Llogorasë, një ide e vjetër, një zotim legjendar i të gjitha forcave politike në të gjitha fushatat i cili këtë sezon do të jetë i kalueshëm për ata që do të shkojnë në jug apo që do të vijnë nga jugu duke vazhduar me rrugën Orikum-Dukat që zbulon një tjetër pjesë të panjohur. Për të nisur me aksin Thumanë-Kashar një aks i rëndësishëm, por njëkohësisht ky aks është pjesë e korridorit blu. Ishte një tjetër ide shumë e përqeshur ku ne e prezantuam para se të vinim në qeveri. Sot jo vetëm është një korridor i miratuar, por është dhe një korridor që po ndërtohet. Aksi Thumanë-Kashar përfundon një nga segmentet e tij. Hapim garën në fund të këtij muaji për Milot-Balldren dhe pastaj Balldren-Muriqan për të bërë lidhjen e me Malin e Zi. Kjo infrastrukturë do të jetë e përfunduar brenda dekadës. Shqipëria e 2030 do të këtë një ofertë turistike spektakolare në aspektin e transportit.’- u shpreh Rama.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë tha se punimet në aeroportin e Vlorës do të përfundojnë brenda këtij viti.

‘Aeroporti i Vlorës sipas të gjitha gjasave do të përfundojë punimet brenda këtij viti. Do të kalojë në periudhën e testit dhe certifikimeve në 6 mujorin e vitit të ardhshëm. Do të jetë operacional në sezonin  ardhshëm turistik me një operator, që është aeroporti i Mynihut. Do të hapte gara për aeroportin e Gjirokastrës.’- tha Rama.

Në fund të fjalës së tij kryeministri Rama pati edhe një thirrje për emigrantët shqiptarë që punojnë në shtete fqinje e kryesisht në Greqi dhe në Itali, të cilët i ftoi që të vijnë të sjellin eksperiencën e tyre këtu në Shqipëri, pasi do të kenë paga konkurruese si në vendet ku punojnë.

‘Ata që punojnë në Greqi në hotele, restorante, kamerierë, menaxherë, nëse i bien lapsi krahasuar me ofertën që kanë këtu në sektorin e shërbimeve dhe nëse nuk dëgjojnë mediat nuk lexojnë portale dhe nuk marrin të mirëqenë të gjitha to llafet e kafeneve, llogaria në fund të muajit i del më mirë. Ata e dinë më mirë se të gjithë se janë në gjendje të ofrojnë paga konkurruese me Greqinë, të afërta me Italinë në këto shërbime dhe ndeshen në këtë pengesë psikologjike për të kuptuar se sot Shqipëria është e gatshme të përfshijë në tregun e punës ata të cilët atje kanë mësuar të punojnë në kuzhinë dhe kanë bërë eksperiencë duke iu ofruar një mundësi shumë konkurruese.’- tha Rama.

Përtej shifrave për milionat që po vijnë në vend, Rama kishte një tjetër mesazh për industrinë turistike.

“Duhet të ruajmë balancën, të shkojmë pas të ardhurave jo pas numrit”, tha Rama.

Udhërrëfyesi i turistëve tanimë është aplikacioni TEA 2.0, një aplikacion në të cilin mund të aksesohet Kalendari Digjital i Eventeve në Turizëm, i cili brenda një viti është shkarkuar nga mbi 40 mijë persona nga 72 vende të botës.

“TEA 2.0 është guida digjitale e turizmit shqiptar”, tha Zana Çela drejtuese e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

TEA (Tourism Events of Albania) është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, si kalendar dixhital për aktivitetet e turizmit kulturor, sporteve dhe të traditës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:17
Rama: Vijon puna për ndërtimin e Portit të Durrësit dhe Vlorës! Rritje e numrit të turistëve në monumentet historike

 

Vijon tashmë puna për ndërtimin e portit të Durrësit dhe atij të Vlorës.

Këtë e bëri të ditur, kryeministri  Edi Rama nga promovimi i Kalendarit Kombëtar Turistik të ngjarjeve kulturore, artistike dhe të traditës nëpërmjet aplikacionit TEA.

“Ka filluar puna për portin turistikë të Durrësit, Vlorës, jemi dhe jemi optimist me hapjen e porteve turistike kuadri do jetë i plotësuar dhe do të kemi një rritje shumë të ndjeshme të numrit të vizitorëve, sepse nuk është numri që na intereson, por të ardhurat nga këta vizitorë. Rritja e numrit e kontratave të hoteleve me 5 yje është domethenëse, sepse vite më parë nuk mendohej kjo gjë”, tha ai.

Shifrat në rritje të numrit të turistëve që kanë vizituar monumentet historike në vend, sipas kryeministri janë shifra marramëndese.

“Monumentet historike dhe sitet arkeologjike kanë tërhequr 1820 mijë vizitorë parqet kombëtare janë vizituar 800 mijë vizitorë. Këto janë shifra marramëndëse po të kemi parasysh se nga jemi nisur, por më rëndësi ka se ku duam që të shkojmë. Shqipëria do të rrezatojë shëmbëlltyrën e një vendi që është Europa e Ballkanit. Versioni i ri aplikacionit që është një inovacion i rëndësishëm në fushën e zhvillimit të turizmit dhe që do të vazhdojë që të pasurohet me tutje edhe me një gjenerator të inteligjencës artificiale që dot i bëjë të munduar turistëve që të bëjnë personalizimin e planeve të tyre të udhëtimit dhe po ashtu që të ketë në dispozicion harta 3D dhe opsione të reja për të pasur një përvojë sa më të plotë të vizitës së tyre në vendin tonë”, tha ai.

Ora 12:14
Prezantohet platforma digjitale Kombëtare e Turizmit “TEA”, Sejko: Vetëm në 2023 u investuan 350 mln euro nga të huajt

 

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, ka deklaruar se ka qenë turizmi një nga faktorët që ka ndikuar në rritjen e investimit të shtetasve të huaj në vend. Sejko tha se se është rritur investimi i të huajve në rezidencat e banimit, ndërkohë që shtoi se edhe shqiptarët të cilët banojnë jashtë vendit, kanë investuar në këtë sektor.

Shqipëria doli nga lista gri e pastrimit të parave. Ka pasur një interes në rritje për banesat rezidenciale si pasojë e turizmin. Vetëm në 2023 u shpenzuan 350 mln euro nga të huajt. Edhe shqiptarët jo rezidentë kanë investuar konsiderueshëm në pasuri të patundshme. Këto kanë kontribuar në një rritje me 3.5 përqind të ekonomisë në 2023. Sektori bankar ka ndihmuar në këtë proces gjithashtu. Reformat e ndërmarra me mbështetjen e qeverisë, sidomos ata për kreditë me probleme dhe digjitalizimi, po japin rezultat”, u shpreh Sejko.

Ora 11:40
Promovimi i kalendarit turistik ‘Tea’, Kumbaro: 3,3 milionë turistë të huaj në muajt e parë të vitit

 

Rreth 3.3 milionë turistë kanë vizituar vendin në këto muajt e parë të viti 2024.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro, gjatë fjalës së saj në promovimin e kalendarit turistik ‘Tea’ ditën e sotme, ku tha se aplikacioni u vjen në nidhmë turistëve për të gjetur më lehtë shërbimet që ata kërkojnë.

“Vetëm hashtagu Albania, në tik tok nga përdoruesit shqiptar ka bërë që të ketë 3.8 milion postime në këtë aplikacion.  3.3 milionë turistë kemi pritur në këto muajt e parë të viti, ose 40 për qind, këtë shifër e aprovon edhe tregu privat operatorët turistikë, po ashtu bankat nga flukset monetare që hyjnë dhe dalin nga turizmi. ‘TEA’ vjen me një prakticitetë më të lehtë sepse vitin e kaluar na tregoi për ca kanë nevojë turistët, duke i dhënë mundësinë me një click të vetëm të gjejnë ku mund të hanë, ku mund të gjejnë muze dhe shumë shërbime të tjera.

 

 

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 13/06/2024 03:14

    duhet dhe aeroport ne shkoder e korce..o kryeminister pa tru...

    Përgjigju
  • iliri: 12/06/2024 13:11

    O PLEHRE PSE E NDAN RRUGEN NE DY PJESE,,,BEJE KOMPLET MILOT --MURIQAN,,,APO DO TE VJEDHESH DY HERE....DHE KE 10 VJET NE ZYRE DHE AKOMA SE KE BERE RRUGEN,,,KUR AJO BEHET PER 3 VJET...POR I VIDHNI LEKET DHE RRUGE NUK KA....

    Përgjigju
    • O ilir o pall: 26/09/2024 19:33

      Cila kompani ka kapital me i ndertu te dyja se mire po i bon me 1

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë