Kryeministri Edi Rama foli edhe për transformimin e administratës dhe luftën ndaj korrupsionit për shërbimet që qytetarët merrnin në sportelet apo zyrat e institucioneve.
Gjithashtu ai u shpreh se tani vendi është avangardë e sistemit teknologjik dhe të shërbimeve, sidomos me asistentin virtual, që tani edhe do përgjigjet fizikisht në shërbime dhe jo vetëm virtualisht.
Rama tha se e gjeti administratën rrugëve dhe gjithashtu ‘rrugët rrugëve’, me tenderë të zhvilluar për punime të pakryera dhe borxhe të trashëguara që kërkuan kohë për shlyerje.
Në fund ai përmendi edhe zhvillimin teknologjik apo hapin e fundit që i ka mbetur administratës në shërbime online dhe teknologjike, Kadastra. Duke e krahasuar të kaluarën si një epokë otomane ku për të marrë një shërbim duhej paguar ryshfet dhe energji, Rama tha se tani edhe Kadastra do të kthehet në shërbim avangardë, fal investimeve që do kryhen.
Kryeministri theksoi rëndësinë dhe transformimin e shërbimeve online, duke kujtuar se e-Albania tani ka 3 milionë e 250 mijë përdorues, që kanë kryer 9,9 mln shërbime dokumentare me vulë për qytetarët.
Fjala e Ramës për administratën, korrupsionin dhe shërbimet online:
“Tani kemi administratë e transformuar. Gjetëm një vend i zhytur në borxhe kur morëm detyrën, i zhytur në pluhur, një vend ku faktikisht vetëm larja e borxheve dhe kapja e ritmit të financimit të rrugëve që lanë rrugëve që ishin propaganduar si rrugë të mbaruara, që në fakt ishin vetëm tendera dhe kontrata të lidhura dhe siç e dini dhe na morën shumë kohë.
Sot jemi në një aspekt tjetër, nuk kemi pasur administratë me motivim dhe shërbim me dinjitet, por sot kemi një administratë fal transformimit, duke nisur nga shërbimet ku mbahej radha në shi e diell, ku paguhej edhe bakshish për certifikatë për certifikatë në Gjendjen Civile, tani e kemi me telefon, celular në xhep.
Do kemi dhe zhvillim tjetër domethënës, asistentin në e-Albania që i është përgjigjur 1 milion kërkesave e do kthehet në asistent me shkrim që jo vetëm do flasë, por edhe do bëjë shërbim. Është diskutuar me ekipin e inovacioneve të Microsoft dhe drejtuesve të AKSHI-t, e që ka bërë të mundur të jemi një nga vendet avangardë, në fushën e teknologjisë, bekim i kohës për vendet në zhvillim.
Reformim i administratës dhe shërbimeve. Kjo është edhe arsyeja pse Estonia ndryshe nga vendet e tjera si letonia dhe Lituania, që dolën nga ish-bashkimi Sovjetik, është një nga vendet avangardë në teknologji. Ndaj edhe ne kemi kaluar avangard, në një nivel të ri, edhe me asistentin virtual. Kemi pasur rritje të përdoruesve të e-albania, që ka arritur në 3 milionë e 250 mijë, me 9,9 milionë dokumente me vulë elektronike që dikur ishin radhë, ryshfete, kohë e humbur, shpenzime karburanti dhe energjish, për të marrë atë që sot e marrin në platformë dhe u vjen falas.
Lufta kundër korrupsionit është luftë për organizimin e shtetit, e gjithë sistemit shtetëror, dhe ajo #ka Shqipëria ka pasur problemin e saj të madh dhe tumorin e saj ka qenë korrupsioni për çdo gjë, çdo hap, çdo dokument. Sot jemi në epokë tjetër, ka mbetur edhe një hap tjetër për të ndryshuar epokën otomane, që është përfundimi i projektit për futjen e Kadastrës në këtë sistem të teknologjikë.
Një pjesë e saj është në sistem teknologjik, online, por ka një pjesë që nuk është dhe kemi angazhuar fonde të veçanta, sepse është punë komplekse dhe kërkon shumë njerëz që të vihen në dispozicion”.
Lajmi kryesor: