Rama: Gjykata e Strasburgut rrëzoi të gjithë procesin farsë, 21 janari një nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbetet pa u ndëshkuar

 

Në Asamblenë e PS në Dibër, Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës nga trupat e Gardës para qeverisë në 21 janar 2011. Me këtë vendim, sipas Ramës Gjykata e Strasburgut hodhi poshtë një proces farsë. 21 janari Rama nënvizon se është nga ato krime që kurrë nuk mund të mbetet pa ndëshkuar sepse është krim shtetëror. Referuar vendimit të Gjykatës së Strasburgut kreu i qeverisë nënvizon se duhet të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit.

“Ju e patë dje e ndoqët e dëgjuat që Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg… Vendimet e saj janë udhërrëfyes për Europën për shtetin e së drejtës në Europë dhe janë detyrues epër çdo vend europian. Dhe gjykata e të drejtave të njeriut dje nxorri vendimin duke e rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin dhe duke e nënvizuar atë që është më elementarja në trajtimin e asaj ngjarje dhe që do të ishte trajtuar pa diskutim ashtu siç e nënvizon gjykata e të drejtave të njeriut nga çdo vend demokratik Europian.

Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala se cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqesin asnjë rrezik për askënd. Prandaj çështja është si ka mundësi që pushkët e shteti vrarë qytetarë të këtij shteti. Dhe si ka mundësi që pasi u vranë qytetarët e këtij shteti me pushkët e shtetit si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë vend drejtësie të drejtë por vetëm një rivrasje të dytë një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim i Gjykatës së të drejtave të njeriut është mishërimi më konkret më i freskët i shprehjes drejtësia mund të vonojë por nuk harron.

21 janari është nga to krime për të cilat mund të ndodhë se vonesa e drejtësisë të jetë më e gjatë sesa drejtësia më e vonuar. Është nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilindo moment sado vonë nuk është e mundur sepse është një krim shtetëror. Është krim me urdhër të drejpërdrejt qeverie i paligjshëm. Dhe ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri. Në një rrugë të re ku për herë të parë që nga themelimi i shtetit shqiptar populli shqiptar po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri i veshur me pushtet sado lart në shkallët e pushtetit mund të jenë të barabartë.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptarë njerëz të veshur me pushtet që deri dje dukeshin të paarritshëm nga dora e drejtësisë njerëz që e bënin Shqipërinë të dukej se edhe në demokraci pandëshkueshmëria kishte mitin e saj sot janë të gjithë të prekshëm dhe miti i pandëshkueshmërisë ka rënë. Ska njerëz të pandëshkueshëm.

Do flas për shumë gjëra por asnjëra se ka peshënë e rëndësisë historike që ka reforma në drejtësi që e ëndërronim dem baba dem, të gjithë socialistët”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Dibër/ Rama: Kaosi i opozitës lidhet me drejtësinë, i shtyn diçka e fortë të hyjnë nga penxheret! 21 janari, nga ato krime që kurrë nuk mbetet pa ndëshkuar


B.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje