Dibër/ Rama: Kaosi i opozitës lidhet me drejtësinë, i shtyn diçka e fortë të hyjnë nga penxheret! 21 janari, nga ato krime që kurrë nuk mbetet pa ndëshkuar

Kryeministri Edi Rama, nga Asambleja e Zgjeruar e PS-së në Dibër ka komentuar kaosin që kanë krijuar deputetët opozitarë në Kuvend. Rrëmuja e Rithemelimit në seanca plenare dhe në komisionet parlamentare sipas Ramës lidhet me çështjet e drejtësisë duke iu referuar vendimit të GJKKO për Sali Berishën në lidhje me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

"Jam ulur këtu në një moment të rëndësishëm për ne si forcë politike në vigjilje të një kongresi dhe në një fazë të jetës së vendit që ka shumë gjëra pozitive dhe patjetër ka edhe sfida e vështirësi që duhen kapërcyer. Belinda e preku pak në fjalën e saj situatën politike. Unë nuk kam dashur dhe nuk dëshiroj të shpenzoj kohën e askujt për këtë por e remora për të nënvizuar faktin që kjo situatë të gjithë ju e shihni dhe shqiptarët e shohin është situatë ku arsyet që thuhen për këtë përshkallëzim të ri të marrëzisë nk janë ato që dihen. Arsyet e vërteta pse shqiptarët po ballafaqohensërish për të kushedi të sesatën herë me skena dhe akte të cilat asnjë familje  asnjë prind as ata vetë që i vënë në jetë këto akte nuk ia lejon fëmijëve të vetë.

S’ka prind në këtë vend që i thotë fëmijës futu nga penxherja dhe pastaj baballarët hyjnë nga penxheret sepse diçka shumë e fortë i shtyn në këto akrobacira qesharake që mund të  shkojnë në shfaqjet e portokallisë por jo në zyrat e tempullit të demokracisë të një vendi që është parlamenti. Kjo lidhet me drejtësinë.", tha Rama.

Në një kohë kur opozita ka paralajmëruar grevë urie, kryeministri Rama thotë se kërkesat e opozitës "nuk duhet të tejkalojnë kushtetutën, edhe sikur ata të kapërcejnë 7 dritare”. 

“Opozita ka të drejtë kushtetuese që të bëjë hetime parlamentare, por është e qartë që hetimet parlamentare të opozitës nuk duhet të prekin kushtetutën, nuk duhet ta tejkalojnë kushtetutën. Për këtë gjykata kushtetuese ka vendosur një kornizë të qartë, çfarë mund të behët dhe çfarë nuk mund të behët me këtë të drejtë. Ato që nuk bëhen me këtë të drejtë, jo nëpër penxhere, por sikur të arrijnë deri në tarracë dhe të kapërcejnë 7 penxheret nuk ka shans që ti bëjnë me miratimin tonë. Ne nuk humbasim kohë për këtë vend për të harxhuar kohën dhe për të gjetur mundësi  për ata të cilët qysh prej vitit 2013 kanë bërë të njëjtën gjë."

Të vetët, i porosit ta injorojnë aksionin e opozitës.

"Mos ta ushqejmë atë shfaqje, mos ti japim asnjë kontribut. Thonë se duan të drejta që po u mohohet.. nuk shtë e v8, po u mohohet abuzimi në emër të të qënurit deputet. Nuk jemi këtu në ansjë mënyrë që të humbasim kohë e mundësi për këtë vend për të haxhuar kohën e për të gjetur mundësi pë rata që deri prej 2013 kanë bërë të njëjtën gjë. Që prej 2013 avazi nuk njohim zgjedhjet.  Që kur cuam reformën në drejtësi, A thua se cuam një copë të kuqe, I turren sikur janë dema të tërbuar, nëse dikur ishin dema tani e keni parasysh se ca janë…"

Kryeministri Rama përsëriti nga Dibra, thirrjen që një mbrëmje më parë bëri nga studio e Repolitix në Report Tv, se drejtësia e re duhet të kthejë sytë nga Sali Berisha për 21 janarin, tashmë që Strasburgu rrëzoi hetimin e bërë. Një ditë pas vendimit të gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës bashkë me 3 protestues të tjerë nga trupat e Gardës para qeverisë në 21 janar 2011, Rama shprehet se “21 janari është një nga ato krime që mund të ndodhë që vonesa e drejtësisë e të jetë më e gjatë se drejtësia e vonuar, por është nga ato krime që kurrë nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilin do moment sado vonë”.

Sipas kreut të qeverisë, dhënë të martën nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg faktoi se procesi gjyqësor në Shqipëri mbi këtë dosje ishte një farsë. Duke e quajtur 21 janarin një krim shtetëror, Rama garantoi se “21 Janari” është nga ato krime që kurrë nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Reforma në drejtësi sipas Ramës, po rrëzon mitin e pandëshkueshmërisë, e për herë të parë po tregon se nuk ka të paprekshëm.

“Populli shqiptar po shikon si një qytetar i zakonshëm, si një njeri i veshur me pushtet, sado lart në shkallët e pushtetit mund të jenë të barabartë”

Në takimin e Asamblesë së Zgjeruar të Dibrës kryeministri përsëriti premtimin për pagë mesatare 900 euro. Më herët ai Rama inspektoi punimet në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të problemeve gjeologjike është vonuar përfundimi i Rrugës së Arbrit si dhe kantierin e rrugës Maqellarë-Peshkopi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
Rama: Shqipëria një ndër ekonomitë më rezistente të rajonit sipas organizatave ndërkombëtare

 

Nga Dibra në Asamblenë e PS kryeministri Edi Rama ndërsa thekson se Shqipëria ka një ndër ekonomitë më rezistente të rajonit, shprehet se është hapur një derë e re oportunitetesh me turizmin.

"Organizatat ndërkombëtare thonë se Shqipëria ka një ndër ekonomitë më rezistente të rajonit. Është hapur një derë e re oportunitetesh me turizmin, këto oportunitete janë të lidhura jo vetëm me dëshirën dhe investimin e kursimeve apo hapjen e dyerve të tjera, me shtimin e shtretërve, do të jetë e jashtëzakonshme, nuk ka çudi që ne duhet të shkojmë 20 milionë turistë. Ana tjetër është shërbimi, njerëzit me formim profesional. Nuk është ai që hap hotelin apo bujtinën, janë ata që punojnë me gjithë furnizimin".

Rama u shpreh se inflacioni do të normalizohet plotësisht në 2024.

Në një vend sot që deri në fund të muajit tetor numëronte 9 milionë turistë brenda vitit, në një vend ku aeroporti i Tiranës ka kapërcyer aeroportin e Beogradit që historikisht ka qenë aeroporti rajonal i Ballkanit. Në një vend ku nëse shohim çfarë thonë organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare, Shqipëria ka një nga ekonomitë më rezistente të rajonit. Shqipëria në rajon ka që prej momentit kur ka filluar kriza e çmimeve si rezultat i luftës, ka inflacionin më të ulët në rajon dhe vitin e ardhshëm norma e inflacionit do të jetë e normalizuar plotësisht, 2-4 për qind."

Ora 16:34
Kaosi në jetën parlamentare, Rama: Këto janë ditë të shëmtuara për politikën por ditë të mira për Shqipërinë!

 

Kryeministri Edi Rama foli sërish për kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend duke e konsideruar si një shfaqje të neveritshme aksionin e nisur nga deputetët e Rithemelimit. Duke komentuar zhvillimet në politikën shqiptare, Rama tha se këto janë ditë të shëmtuara për politikën por të mira për Shqipërinë.

“Janë ditë të shëmtuara shumë për politikën por ditë të mira për Shqipërinë,. Janë shgfaqje shumë të neveritshme që e ulin politikën në sytë e njerëzve por arsyet pse ndodhin janë shumë pozitive. Nëse do vijë një shfaqje e tillë në teatrin do e kishte titullin “Kërcejnë priftërinjtë nga belaja”.

Kjo është një lloj belaje që kush e ka, e ka kërkuar vetë prandaj le ta mbajë vetë. Këtu kam parasysh të gjithë ato që kanë pasur, kanë apo do kenë punë me organet e drejtësisë. Ajo që ne përpiqemi të bëjmë është të përzihemi sa më pak. Nuk mund të jemi komplet të papërzierë sepse jemi pjesë e asaj skene, sepse ju na keni dhënë detyrën të jemi në parlament.  Minimumi që mund të bëjmë është të mos e ushqejmë atë shfaqje, të mos i japim asnjë kontribut”- u shpreh Rama në asamblenë e zgjeruar të PS në Dibër.

Ora 16:28
Rama: Gjykata e Strasburgut rrëzoi të gjithë procesin farsë, 21 janari një nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbetet pa u ndëshkuar

 

Në Asamblenë e PS në Dibër, Kryeministri Edi Rama ka folur për vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës nga trupat e Gardës para qeverisë në 21 janar 2011. Me këtë vendim, sipas Ramës Gjykata e Strasburgut hodhi poshtë një proces farsë. 21 janari Rama nënvizon se është nga ato krime që kurrë nuk mund të mbetet pa ndëshkuar sepse është krim shtetëror. Referuar vendimit të Gjykatës së Strasburgut kreu i qeverisë nënvizon se duhet të ishte gjykuar zinxhiri i komandimit.

“Ju e patë dje e ndoqët e dëgjuat që Gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg… Vendimet e saj janë udhërrëfyes për Europën për shtetin e së drejtës në Europë dhe janë detyrues epër çdo vend europian. Dhe gjykata e të drejtave të njeriut dje nxorri vendimin duke e rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 janarin dhe duke e nënvizuar atë që është më elementarja në trajtimin e asaj ngjarje dhe që do të ishte trajtuar pa diskutim ashtu siç e nënvizon gjykata e të drejtave të njeriut nga çdo vend demokratik Europian.

Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala se cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqesin asnjë rrezik për askënd. Prandaj çështja është si ka mundësi që pushkët e shteti vrarë qytetarë të këtij shteti. Dhe si ka mundësi që pasi u vranë qytetarët e këtij shteti me pushkët e shtetit si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë vend drejtësie të drejtë por vetëm një rivrasje të dytë një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim i Gjykatës së të drejtave të njeriut është mishërimi më konkret më i freskët i shprehjes drejtësia mund të vonojë por nuk harron.

21 janari është nga to krime për të cilat mund të ndodhë se vonesa e drejtësisë të jetë më e gjatë sesa drejtësia më e vonuar. Është nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilindo moment sado vonë nuk është e mundur sepse është një krim shtetëror. Është krim me urdhër të drejpërdrejt qeverie i paligjshëm. Dhe ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri. Në një rrugë të re ku për herë të parë që nga themelimi i shtetit shqiptar populli shqiptar po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri i veshur me pushtet sado lart në shkallët e pushtetit mund të jenë të barabartë.

Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptarë njerëz të veshur me pushtet që deri dje dukeshin të paarritshëm nga dora e drejtësisë njerëz që e bënin Shqipërinë të dukej se edhe në demokraci pandëshkueshmëria kishte mitin e saj sot janë të gjithë të prekshëm dhe miti i pandëshkueshmërisë ka rënë. Ska njerëz të pandëshkueshëm.

Do flas për shumë gjëra por asnjëra se ka peshënë e rëndësisë historike që ka reforma në drejtësi që e ëndërronim dem baba dem, të gjithë socialistët”, tha Rama.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 15/11/2023 20:05

    Më parat e krimit o tradhtar

    Përgjigju
  • Turi: 15/11/2023 18:36

    Ekonomia e vendit po shkon drejt kolapsit kurse ky huri po e mburr , kjo eshte cmenduri .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave