Rama hodhi poshtë akuzat, Alibeaj: Vetëm një idiot nuk e kupton që po bën pazar për Reformën Zgjedhore

Rama hodhi poshtë akuzat, Alibeaj: Vetëm një idiot nuk e kupton që po bën pazar për Reformën Zgjedhore

1710262163_alibeaj.JPG

Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka cilësuar si pazare negociatat e mazhorancës me Rithemelimin. Duke ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka pazare me Rithemelimin, Alibeaj tha se asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n.

‘Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar pë Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar! Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë. Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!’- shkruan Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Frenohen negociatat, Rama: Nuk ekziston pazar me ‘non gratën’! Nëse s’ka konsensus, zgjedhjet me ligjin e vjetër! PD: S’duan votën e disasporës dhe listat e hapura


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat

Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat