TIRANË- Për kryeministrin Edi Rama asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i mazhorancës: Zero bashkëpunim me Sali Berishën të shpallur 2 herë non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe dhe në arrest shtëpie për aferën “Partizani”
Përmes një sqarimi publik, Kreu i qeverisë hedh poshtë zërat për të ashtuquajturin “pazar” mes tij dhe Berishës , duke nënvizuar se qasja e socialistëve për ngritjen e komisioneve hetimore, është e njëjta.
‘Nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!’- shkruan Rama
Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore të cilit I mbaron mandati në 21 mars, shefi i mazhorancës sqaron të gjitha opsionet, në rast se mes palëve nuk do të ketë konsesus as në tryezën e punës, e as në parlament.
“Po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi”.- shkruan Rama.
Atë që kundërshtarët e tij opozitarë të grupit të Lulzim Bashës e kanë quajtur pazar me “Non Gratën”, kryeministri e quan reflektim të deputetëve të rithemelimit, pasi kaosi 5 mujor sipas tij nuk i çoi asgjëkundi.
‘Nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh’- u shpreh Rama.
Replikën e menjëhershme në distancë, kryeministri e mori nga krahu i djathtë i Lulzim Bashës, Enklejd Alibeaj.
Në bashkëdrejtim të komisionit të zgjedhores që me gjasë do të mbyllet pa ndonjë produkt, ai e lexon të gjithën një marrëveshje mes Ramës e Berishës të cilët sipas tij nuk duan listat e hapura dhe votën e diasporës.
‘Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!’- tha Alibeaj.
Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë përshëndetën "riktihimn e normalitetit në parlament".
Nënkryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka cilësuar si pazare negociatat e mazhorancës me Rithemelimin. Duke ju përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha se nuk ka pazare me Rithemelimin, Alibeaj tha se asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n.
‘Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar pë Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar! Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë. Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!’- shkruan Alibeaj.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën politike dhe negociatat me Rithemelimin për kthimin e normalitet në Kuvend dhe negociatat për komisionet hetimore.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ Rama tha qartë se pazari me “non gratën” nuk ekziston.
“Nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë rast nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë”, shkruan Rama.
Reagimi i plote
Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!
Po ne këtë e kemi thënë e stërthënë dhjetra herë, qyshse refuzuam të miratojmë kërkesa për të ngritur komisione hetimore jashtë asaj kornize! Dhe nëse deputetë të Kuvendit që mbledhin firmat për të ngritur një komision hetimor e bëjnë kërkesën brenda asaj kornize, ne s’kemi as të drejtë, as arsye e as mundësi që ta refuzojmë. E kurdoherë që kjo të ndodhë vota jonë është sigurisht pro!
Çfarë ka këtu për të vënë kujën përveç nevojës për të helmuar publikun me akuza dhe shpifje krejt të pabaza mbi medemek “pazarin me Non Gratën”, i cili thjesht nuk ekziston?
Edhe për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore e kemi thënë prej disa kohësh, nëse nuk pjell asgjë veç sherrit e shamatasë së tyre deri kur të mbyllet afati, do të mbyllet edhe komisioni e kjo punë do t’i mbetet Kuvendit, ku po nuk u arrit dot ndonjë mirëkuptim për ndryshime të ligjit dhe s’ka numra në sallë për të votuar ndryshime, do të shkojmë në zgjedhje me ligjin që kemi. As për këtë s’kemi ndryshuar ndonjë qëndrim a mendim.
Atëherë ku është ky pazar dhe ku hyn Non Grata në këtë mes?!
Ah, nëse ata që do të digjnin parlamentin kanë ndërruar mendje dhe duan të rikthehen në punë, ne as nuk i pengojmë dot, as nuk duam t’i pengojmë të reflektojnë, përkundrazi na vjen mirë që ta bëjnë. Kjo është e gjitha dhe ne jemi ata që ishim, aty ku ishim, me po ato qëndrime që kishim, jo sepse është gabim të ndryshosh qëndrim, po sepse në këtë nuk ka asgjë për të ndryshuar në qëndrimin tonë.
Çudi që s’e mësuan dot që Partia Socialiste është gjithnjë tre hapa përpara dhe në fund të gjitha xhirot bosh përfundojnë po në pikën ku nisin, tre hapa mbrapa nesh
Të gjithë idiotët e dobishëm janë sulur socialeve e kanaleve për të thënë se paskërkemi gëlltitur ç’kemi thënë dhe po bashkëpunokemi me Non Gratën, pse jemi dakord që sipas kornizës së përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese të miratojmë komisione hetimore brenda kësaj kornize!
— Edi Rama (@ediramaal) March 13, 2024
Po…
Se pari,Basha,Alibeaj e kushdo tjeter te qartesojne pozicionet e minipartis qe kane se cfar duan.Mazhoranca eshte e detyruar qe te bej marreveshje me grupin opozitar te opozites dhe te vioje sic duhet puna ne Kuvend.Askush ne Shqiperi nuk eshte i kenaqur me zhurmen e bere ne Kuvend dhe me hicet e grupit te Lulit.E gjithe kjo zhurme i ka dhene mundesi mazhorances te veproj si kur kemi sistem monopartiak duke aprovuar ligje per 5 deri ne 10 minuta.Opozita eshte zgjedhur te beje kontrollin epunes te mazhorances dhe jo te beje zhurme (per ti bere fresk mazhorances).
PërgjigjuRama sot mban ne dore letren me nje rresht te sorrosianit Blinken, pra "non-grata". Ndersa Berisha e mori nje raport voliminoz nga keshilli amerikan i ambasadoreve. Dhe cfare genjeshtari se kir thote nuk ben pazar me non grata! Ai perdite ne pazar me dyshen mafioze DD-Doshi-Dako!
PërgjigjuMire ju a ben shpellareve nuk mund te diskutosh me ALIENA.Bravo Rama.
Përgjigju