Rama i jep çelësin e shtëpisë së re familjes Kodra në Vorë! Balluku: Banesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit drejt fundit (VIDEO)

VORË- Kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar çelësat familjes  Ilir dhe Besnik Kodra në Marikaj të Vorës, të cilët mbetën në qiell të hapur. Kreu i qeverisë tha se kjo është një rast konkret kur në banesën para se të dëmtohej nga tërmeti jetonin dy kurora, ndërsa tashmë dy vëllezërit kanë secili shtëpinë e tyre.

“Ne e thamë se të gjithë atyre që iu është shembur shtëpia dhe aty ka pasur më shumë kurora, do iu jepen banesa aq sa kanë kurora. Këtu edhe shërbimet i keni më afër dhe jeni sistemuar besoj. Ne si qeveri jemi angazhuar dhe po punojmë për sistemin e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit”, tha Rama.

Nga ana tjetër, ministrja Belinda Balluku bëri me dije se të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit janë drejt fundit.

"Të gjitha shtëpitë e shtatorit përfundojnë dhe i kemi mbyllur, kemi filluar proceset dhe do të kemi dëgjesa sa i përket rindërtimit. 2600 aplikime, janë 2900 se në një aplikim janë dy kurora.", tha ajo.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë ndëshkimi deri në 15 vite burg për ata që thyejnë karantinën?

Komento

Komente

  • vera: 08/03/2020 00:24

    CFARE SHTEPIE ishte ajo,,,dhoma e madhe 3 me 2,,,kurse dhoma e kalamajve 2 me 2m,,,me krevat marinari,,,muret me tulle bylme,,qe s'ka zot ti ngrohe,,,shtepi leshi,,shkon ky kryeminister karikature,,,,po femijet e juaj zoti rama,,ne krevat marinari jane,,,i pafytyre...c'fare pret nga keta hajdute...

    Përgjigju