Rama i prish skenarin Metës, ministrja Kushi shkon tek Denisa e vogël që përloti Presidentin, i çon mjetet shkollore

Rama i prish skenarin Metës, ministrja Kushi shkon tek Denisa e vogël që përloti Presidentin, i çon mjetet shkollore

Evis Kushi

Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit, ka shkuar në shtëpinë e Denisës, për t’i dhuruar dy tabletë, çantë dhe mjete shkollore, në mënyrë që vajza të jetë si bashkëmoshatarët e saj.

Rama më anë të një video ka shpërndarë momentet emocionuese kur Denisa e vogël mori mjetet e nevojshme për të studiuar dhe shkuar në shkollë.

“MIRËMËNGJES dhe me Denisën e vogël që sot shkon në shkollë normalisht, së bashku me 480 mijë nxënës të tjerë, ju uroj një javë të bukur,”- shkruan Rama

"Si gjithë bashkëmoshatarët e tjerë të saj, Denisa e vogël nga Xibraka e Elbasanit do të ketë mundësi tashmë të shkojë në shkollë, e pajisur me mjetet e duhura shkollore, si dhe kushtet e tjera për ta ndjekur mësimin nga shtëpia në rast se do të ketë nevojë". tha më tej Ministrja Kushi

Pak ditë më parë, Meta publikoi një video prekëse ku Denisa e vogël, shihej teksa qan pasi nuk kishte mundësi të vazhdonte shkollën.

Krah videos, Meta shkruan i kërkonte falje Denisës së vogël dhe i premtonte se do të bënte të mundur që të realizohej dëshira për të vazhduar mësimet, por ky plan iu prish sepse Kryeministri Rama duke dërguar ministren Kushi me çanta, mjete shkollore dhe tableta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • studenti: 21/09/2020 20:46

    Ministrja Kushi eshte flori e kaluar floririt. E mençur dhe me shpirt te madh. Bravo Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja