'S'mund të lihet të bëhet loloja i lagjes çdo ditë'/ Rama, Metës nga vendlindja e tij: Koha të mos përzihesh më me punët e vendit! Skrapari do të ndihmojë të shkosh në shtëpi

Edi Rama zgjodhi Skraparin, vendlindjen e Ilir Metës, për t'i dhënë këtij të fundit mesazhin se tashmë nuk ka më punë me çështjet e vendit. Ai i bëri thirrje qytetarëve të Skraparit që ta ndihmojnë Metën dhe ta çojnë në shtëpi. Duke i kujtuar se ishin ata që e çuan në majat më të larta të shtetit, Rama i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Skraparit që ta 'ndihmojnë Metën të shkojë në shtëpi'.  Sipas Ramës "nuk mund lihet babai të bëhet loloja i lagjes çdo ditë'.

I shoqëruar nga kandidatët për deputetë, si Nasip Naço e Blendi Klosi, por edhe nga personazhe të njohur të kësaj zone si Spartak Braho, Rama mbylli sot fushatën elektorale në Skrapar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:14
Nasip Naço: Falenderoj Ramën që më hapi derën e PS, LSI thoshte Luli gënjen edhe për orën, sot duan ta bëjnë kryeministër

 

Kandidati për deputet të Partisë Socialiste Nasip Naço deklaroi sot në Skrapar se u largua nga LSI pasi sipas tij ishte kthyer në eksperiment politik. Naço falënderoi Ramën që e pranoi në PS ndërsa deklaroi se në rast se fiton mandat, votat nuk i përkasin atij por Partisë Socialiste.

Naço tha se nuk e ka goditur me gur LSI-në por theksoi se problemet e tij kanë qenë me lidershipin e LSI-së. “Vetë na thoshin që Lul Basha të gënjen edhe për orën. Sot e duan të gjithë ta bëjnë kryeministër”, thotë ai.

“Është kënaqësi të jem këtu. Dje në darkë Rama më ka pyetur si po vazhdon takimet në Berat. I thashë nuk ecën me takimet në Berat pa ardhur në Skrapar. Kjo pjesëmarrje tregon që Edi Ramën e duan në Skrapar. E falënderoj Ramën që më ka hapur derën e PS. Dikush nga ju mund të pyesë deri dje ishte me LSI? Po. Unë nuk kam goditur me gur LSI-në por problemet e mia kanë qenë me lidershipin e LSI-së.

 Vetë na thoshin që Lul Basha të gënjen edhe për orën. Sot e duan të gjithë ta bëjnë kryeministër. Një parti që vitet e fundit bënte vetëm eksperimente politike të dështuara që I takojnë të kaluarës. Është shumë e thjeshtë. Nuk pranuan koalicion me PS në vitin 2017. Po foli Luli edhe në nga mbrapa. Një parti me 20 deputetë që nuk ishte partner por vasale e Partisë Demokratike. Mandatin që do marr nga PS, është i PS, jo i im. Nuk mund të vazhdoja më me eksperimente të dështuara. Një mik më tha që mirë bëre që erdhe se ishit bërë ju të LSI si guri në këpucë.

Për dy vite në ministrinë e Drejtësisë më ka mbështetur për reformën. Kur unë kërkoja për ndonjë gjyqtar të ndiqej penalisht ditën tjetër e shikoja me kryetarin e KLGJ. I vetmi premtim është që do jem në krah të Ramës për Skraparin, jo me koncesione. Ju e keni mbështetur PS dhe meritoni më shumë. Qëllimi im është të bashkohemi bashkë. Sot asnjë nga kandidatët që ka pasur LSI në vitin 2017 nuk është, sepse është një eksperiment politik I dështuar. U kërkoj miqve të mi të LSI t’i bashkohen PS. Ne kemi një borxh në PS”, deklaroi Nasip Naço

Ora 15:32
Rama: Në LSI kam parë njerëz me zemër që u rekrutuan, tani ka degraduar, Luan Rama u pushkatua në Vlorë

 

Nga Skrapari kryeministri Edi Rama ka kuajtuar kohën kur ishte në pushtet me LSI duke thënë se kanë bërë punë të mira por me vështirësi. Problemet sipas Ramës kanë qenë te reformat.

“Me LSI kemi bërë punë të mira sdiskutohet. Në bashkëqeverisjen e 2013 unë e di si i kemi bërë. Ne reformat ata trupin tonë, edhe rriten patjetër. Ama në LSI unë kam parë shumë njerëz të vlefshëm. Po jashtëzakonisht shumë, kam parë plotë njerëz me zemër dhe me shpirt aty jo njerëz të futur e të rekrutuar sepse besuan shumë. Aryeja që sot ne në Berat jemi kaq shumë dhe do jemi kaq shumë, është sepse po kryen më në fund atë proces bashkimi përfundimatar”, tha Rama.

Por tani sipas Ramës LSI ka arritur në fazën e degradimit përfundimtar. Sipas tij është ngushtuar rrethi i kandidatëve të kësaj partie me të PD. Këtu tha se Luan Ramën e pushkatuan në mes të Vlorës.

“U bëmë si shtëpi të çkmendurish bashkohu ndau, çohu në mëngjes iku, ku iku iku te komshiu, festo ha darkë, çohu në mëngjes iku, ku iku te mullixhiu prit se u bënë shtëpi e marrë dhe nga kjo përfitonte gjithmonë Saliu. Çfarë ka fituar Saliu. Saliu ka fituar vetëm njëherë, vëtëm njëherë ka fituar partia e saliut, në 92. Në 2005 fitoi sepse u nda kjo familje.

Kur ka fituar tjetër më thoni, në 2009 ça fitoi, se ishte kjo familje e ndarë, si fitoi, asnjëherë. Për sa kohë kjo familje rri e bashkuar për sa kohë Shqipëria është në duar të sigurta dhe ska forcë që ë përmbys fuqinë e madhe të kësaj familje kjo është e qartë.

Tani ka arritur në fazën e degradimit përfundimtar. Është ngushtuar rrethi i kandidatëve të asaj partie te krushqia, te barku i shtëpisë, e pushkatuan luan ramën në mes të vlorës. Luan Rama u bë simboi i gjallë i asaj këngës, mora luftën dola në mal të luftoj apër atdhe ku ta dija unë i shkreti se armiku ishim ne. Për ça e pushkatuan për tradhëtar, ja tradhëtarët", tha Rama.

Ora 15:22
Rama: LSI mollë e kalbur që po prek të gjithë arkën, misioni i të gjithëve ta largojmë më 25 prill

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Skrapar, në vendlindjen e Presidentit Ilir Meta dhe themeluesit të LSI, e konsideroi këtë të fundit një "mollë të kalbur që po kalb të gjithë arkën". Sipas Ramës, LSI është një parti që u ngrit duke marrë "copa" nga partitë e mëdha, ndërsa theksoi edhe një herë se PS nuk do të bashkëpunojë me të. Sipas Ramës, misioni i të gjithëve më 25 prill, është largimi i LSI-së.

"LSI u bë një forcë që vetëm rritej duke u ngjitur pas partisë më të madhe dhe duke marrë copa-copa nga trupi i partisë së madhe, e kanë provuar të dyja partitë e mëdha. Është një peshk që quhet peshku pilot, jo se është i shpejtë vetë, po ka buzë të trasha i ngjitet një anije dhe anija e çon matanë. tani PS anije për peshkun pilot të LSI nuk bëhet më. Problemi është që LSI nga një risi në politikën shqiptare, që i dha shpresë shumë socialistëve të zhgënjyer me partinë e tyre, në mollën e kalbur që kap gjithë arkën. Largimi i kësaj molle nga arka është mision i të gjithë atyre që voton më 25 prill. Kjo nuk ka lidhje me numrat, PS do fitojë, nuk diskutohet, por kjo mollë e kalbur duhet flakur jashtë nga arka, sepse i ka prekur edhe mollët e tjera.

Ora 15:15
Edi Rama, Metës nga Skrapari: Nuk duhet të përziesh më me punët e vendit

 

Edi Rama zgjodhi Skraparin, vendlindjen e Ilir Metës, për t'i dhënë këtij të fundit mesazhin se tashmë nuk ka më punë me çështjet e vendit.

"Është koha të shikosh punët e tua se me punët e vendit ti më nuk duhet të përzihesh", tha Rama në bisedë me skraparllinjtë.

"Nuk lihet babai të bëhet loloja i lagjes çdo ditë. Mblidheni në shtëpinë e tij. Ilir Meta pa ju do të ishte askushi. Ju e keni çuar atje, e ngjitët në majat më të larta dhe tani në majën më të lartë ka vënë ulërimën. Zbriteni komplet tani. Kush është me LSI-në duhet të na ndihmojë neve që Ilir Meta të zbresë nga maja dhe të shkojë në shtëpi. Unë jam i bindur që shumë nga ju sot do të donit që unë të isha këtu me Ilir Metën. Ju ka vënë në pozicion të vështirë. Ju keni në dorë që ta ndihmoni Ilir Metën", tha Rama.

Ora 15:12
'Gjërat mes Metës dhe PS kanë mbërritur në pikën ku s'ka më kthim pas'- Rama nga Skrapari: I jam falënderues vetëm për këto dy gjëra

 

I pranishëm në vendlindjen e Presidentit Ilir Meta, kreu i PS-së, Edi Rama, u ndal gjatë në marrëdhënien mes tyre, e shoqëruar gjithmonë me ulje-ngritje. Rama tha se gjërat mes Metës dhe PS-së kanë mbërritur në pikën ku nuk ka më kthim pas, megjithatë ai i është falënderues Presidentit për dy gjëra. Kryesocialisti përmendi faktin se Meta e ka bërë të njihet me atë që e konsideroi "eksperiencën më të bukur" që mund të ketë njeriu në Shqipëri, kanionet dhe që e ka "futur" në shtëpitë e skraparllinjve.

"Ilir Metës unë i jam falënderues sepse më ka bërë të njihem me një nga eksperiencat më të bukura që njeriu mund të ketë në gjithë Shqipërinë, në kanionet dhe i jam falënderues sepse ka qenë ai që më ka futur në shtëpitë tuaja. Nuk do të doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes së madhe socialiste të kishin arritur në këtë pikë,ku s'ka kthim mbrapa. Në vitin 2009, Skrapari nuk e votoi, e bekoi ilir Metën, i dha një bekim shumë të madh, në një betejë të cilën ai e nisi për arsyet e asaj kohe dhe në një betejë ku u duk sikur partia që ai krijoi ishte aty për tju dhënë hapësirë dhe vend shumë njerëzve të mirë, të ndershëm, të rinjve që nuk ndiheshin mirë, të përfshirë. Patjetër që në atë kohë, sfida që bëri Ilir Meta, ishte shumë e madhe dh enë atë sfidë ishte Skrapari fuqia që i dha atij një shtytje shumë të rëndësishme për të mos e humbur sfidën. Aty ishte dhe Spartaku, në 2005. Ishin edhe shumë të tjerë, pastaj gjërat ndryshuan. nën ndikimin e Spartakut, të tjerëve por dhe dëshirën time për t'i dhënë komunitetit socialist një mundësi të re, ne u bashkuam dhe fituam. Pastaj përsëri u ndamë dhe kthehem prap te 2009, ishte po Skrapari që i tha qëndro. Ilir Meta bëri të pabëshmen, për Skraparin në radhë të parë, shkoi dhe u bashkua me Saliun, një forcë që me Skraparin nuk ka patur asnjë lidhje. Ilir Meta e ktheu Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys. Gjërat shkuan me bindjen se në fund të ditës, gjërat personale janë shumë të vogla përballë interesave të mëdha të vendit, u ndërtua një tjetër bashkim dhe dihet rezultati. Ne krijuam në qeveri shumë të fortë, me mbështetje shumë të fortë në Parlament. Në atë qeveri ne do të ndërmerrnin reformën më të vështirë, që askush nuk kishte guxuar ta imagjinonte, jo më ta ndërmerrte dhe ta çonte deri në fund. Kur paketa e reformës mori trajtën e vet përfundimtare, filloi krisja. Unë i jam shumë mirënjohës Nasipit, i cili në asnjë moment nuk e reflektoi në punë e tij si Ministër Drejtësi krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës, në fakt mes Ilir Metës dh e Reformës në Drejtësi. Gjërat arritën në pikë ku o Ilir Meta do votonte reformën, o do prishej maxhoranca", tha Rama.

 

Ora 15:00
Braho: Meta është çmendur, më tha t’i nuk bën për deputet se unë do bëj koalicion me Berishën! Në Vlorë mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh

 

Kandidati i Partisë Socialiste Spartak Braho, thotë se presidenti Ilir Meta është çmendur, duke ju referuar deklaratave të fundit të kreut të shtetit.

Braho tregoi bisedën me Metën, që sipas tij i kishte thënë se nuk bënte më për deputet se do të bënte koalicion me Sali Berishën. Sipas Brahos filozofia e Ilir Metës është puçizmi dhe shtoi se në Vlorë mund të krijojë në Vlorë vetëm çetë vagabondësh

“Na është çmendur presidenti. Unë kam qenë afër tij. Në 2017 më tha Spartak ti nuk bën më për deputet se unë do bëj koalicion me Berishën. Turp të kesh i thashë. Qëndrova pranë tij me vite të tëra që ta mbaj afër. Këto fjalë që ka filluar të përçapet duke menduar se i ka ardhur koha që të rrëzojë rëndë interesat kombëtare. Ngjarje e rëndë ishte ajo e Rinasit, një preket për grusht shteti. Donte të ishte në krye. Por dështoi. Nuk e keni idenë çfarë rreziku kemi kaluar. Filozofia e Ilir Metës është puçizmi.

Do dalë dhe do marrë pushkën Ilir Meta. Është e vërtetë që ka pasur skraparllinj në luftën e Vlorës. Ilir Meta mund të krijojë vetëm çetë vagabondësh. Më vjen keq që flas me këto fjalë. Nuk ka gjë të ngjashme me skraparllinjtë e vërtetë,” tha Braho.

“Nuk do i lë asnjë zgjedhës Monika Kryemadhit që të votojnë për LSI. Do ta tresim fare,” përfundoi ai fjalën e ti

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kosta: 16/04/2021 18:36

    Ne nje pike kane te drejte. Qe Ilir Meta ishte dhe eshte kalbur. Nga mendja dhe trute. Nje njeri i cili lihet ne balte nga ata qe i mbante afer, qe i beri deputete e ministra, ata familjet dhe sorollopin e tyre qe i futi neper pune administrate, ara qe bene miliona euro me pune publike dhe korrupsion. Si vellezrit Rehovica, apo ato Naco, apo kete surratin e shemtuar Braho. Apo dhe vete Ramen si kryetar bashkie dhe qe i dha fronin qe mban. Zoti Meta duket qartazi qe nuk ka ditur te zgjedhe dhe mbaje njerez afer tij. Te gjithe e lane vetem e shkuan te ciftohen me topet e Rames. Apo tia kruajne si sot ne Skrapar. Eshte koha qe Meta te pranoje humbjen poshteruese dhe te nxere mend. Nese i kane mbetur dy pare mend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur

Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur